Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, komplimenton suksesin e alpinistes Uta Ibrahimi, e cila para pak ditëve është ngjitur në K2, i njohur si “mali vrasës”.
“Alpinistja jonë Uta Ibrahimi, pas një sezone të suksesshme të ngjitjeve, u kthye në Kosovë.
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, organizoi pritjen e Utës, në aeroportin e Adem Jashari.
Në pritje prezantuan Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, Kryetari i FBNSK-së, Arianit Nikçi, në cilësinë e përfaqësuesit të KOK-ut, Kryetari i Federatës së Çiklizmit, Avni Nuha dhe Kryetari i Federatës së Bjershkatarisë së Shqipërisë, Artur Guni, familjar, miqe dhe adhurues të bjershkatarisë dhe alpinizmit.
Në konferencën e organizuar për media, Uta, falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje në pritjen e organizuar, duke shprehur mirënjohje për konsideratën ndaj aktiviteteve të saja.
Ministri Çeku, dhe të pranishmit falënderuan Utën për sukseset e arritura dhe përfaqësimin e komunitetit alpinist mbarë shqiptarë në realizimin e kësaj sfide shume të rrezikshme në alpinizëm.
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive, i konsideron shumë të suksesshme të arriturat e anëtarëve të saj në aktivitetet e ndryshme që përfaqësohen nga kjo federatë”, - thuhet në faqen e FBNK-së.