Norvegjezja hedh poshtë akuzat 

Alpinizem

Norvegjezja hedh poshtë akuzat 

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:23
Kristin Harila

Alpinistja norvegjeze, Kristin Harila mbrohet nga akuza që vijnë në drejtim të saj nga disa komentues.

“Askush nuk do të kujtojë suksesin tuaj sportiv, vetëm çnjerëzimin tuaj", shkruan një komentues.

Harila ka komentuar për herë të parë ngjarjen në llogarinë e saj në Instagram dhe ka prezantuar versionin e saj për atë që ka ndodhur, transmeton mediumi zviceran “20 min”.

Norvegjezja hedh poshtë akuzat se ajo dhe ekipi i saj e lanë Mohammad Hassanin që po vdiste.

“Askush nuk ka faj për vdekjen e tij”, - thotë Harila. 37-vjeçarja shpjegoi se donte të përshkruante përvojat e saj për shkak të "informacionit të rremë" dhe urrejtjes, përfshirë kërcënimet me vdekje, me të cilat po përballej.

Alpinistët austriakë Wilhelm Steindl dhe Philip Flämig u përpoqën të arrinin majën e K2 për një dokumentar atë ditë. Mirëpo, të dyve iu desh të ndërprisnin ngjitjen për shkak të kushteve të rrezikshme të motit, ndër të tjera.

Megjithatë, regjistrimet e dronit të tyre treguan se si rreth 70 alpinistë kaluan pranë Hassanit të lënduar në një vend të ngushtë rreth 8300 metra.

“Ne pamë një burrë të gjallë të shtrirë në horizontale në grykë të ngushtë.

Njerëzit kanë ngecur mbi të në rrugën e tyre për në majë. Nuk kishte asnjë operacion shpëtimi”, tha Steindl për portalin austriak “Standard”. 

Harila kundërshton: "Është e paqartë se në cilën orë të incidentit supozohet se tregojnë fotot".

Norvegjezja vendosi një rekord në verën e vitit 2023 duke ngjitur 14 maja me 8 mijë metra për vetëm 92 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat