Akti i guximit dhe humanizmit, Pakistani nderon alpinistin austriak  

Alpinizem

Akti i guximit dhe humanizmit, Pakistani nderon alpinistin austriak  

Nga: K. G. Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:33
Lukas Worle

Alpinisti austriak Lukas Worle do të nderohet me çmim nderi kombëtar për një operacion shpëtimi gjatë muajit korrik në majën tetë mijë metra në Broad Peak të Pakistanit. 

Kështu shkruan gazeta pakistaneze “The Express Tribune”.

"Akti i guximit dhe humanizmit" i Worle në shpëtimin e një alpinisti lokal në "lartësitë e rrezikshme" vendosi një "standard të ri morali dhe njerëzimi në historinë e alpinizmit", thuhet në deklaratë.

Worle hoqi dorë nga një ëndërr e përjetshme për shpëtim

Më 15 korrik, Lukas Worle i shpëtoi jetën alpinistit pakistanez Murtaza Sadpara ndërsa po ngjitej në malin Broad Peak në veri të Pakistanit.

Për këtë, ai hoqi dorë nga ëndrra e tij e përjetshme për paragliding nga maja e malit. Worle do të marrë çmimin nga Pakistani në vitin e ardhshëm. Autoriteti provincës së Gilgit-Baltistan njoftuan gjithashtu se do të mbulojnë shpenzimet prej 9,500 dollarësh për në Broad Peak nëse Worle kthehet për të realizuar ëndrrën e tij.

Deklaratat e alpinistit austriak Wilhelm Steindl kishin bërë bujë më parë.

Në fund të korrikut ai donte të ngjitej në K2, i cili konsiderohet si një nga malet më të rrezikshëm në botë.

Pasi braktisën ngjitjen, ata përdorën një dron për të kapur momentet e fundit të Mohammad Hassan.

Steindl kritikoi ashpër udhërrëfyesit malorë dhe alpinistët e pranishëm që nuk e kishin ndihmuar njeriun.

Siç dihet tashmë, ishte hera e parë e Hassanit në zonën e vdekjes, siç quhet edhe zona mbi 8000 metra për shkak të presionit të ulët dhe përmbajtjes së oksigjenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat