Uta Ibrahimi tregon për tmerrin që pa me sy dhe si vdiq Hasani gjatë ngjitjes në K2

Alpinizem

Uta Ibrahimi tregon për tmerrin që pa me sy dhe si vdiq Hasani gjatë ngjitjes në K2

Nga: K. G. Më: 15 gusht 2023 Në ora: 13:07
Pamje nga tragjedia

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, e pa me sytë e saj tërë ngjarjen e dhimbshme në mes të muajit korrik.

Pamjet që kurrë nuk do t’i fshihen nga kujtesa. 

Pamje të tmerrshme gjatë ngjitjes në K2 përkatësisht në majën 8611 metra, i njohur si “mali vrasës”. 

Image

Uta Ibrahimi

Uta edhe vet ka qenë në një situatë të vështirë por tregon edhe si e pa vdekjen e Muhammad Hasan!

“Tragjedia në K2! Mu dashtë kohë me u kthye në shtëpi, me u rehatu edhe me u çmall me njerëz e shpirtit, me e ngi barkun edhe me e kuptu se çka ndodhi ato ditë, përgjatë ekspeditave dhe sidomos në tragjedinë e K2.

K2 fillova ngjitjen menjëherë pas majes Broad Peak, ku për shkak që ekipi na kishte lanë mbrapa dhe nuk ishte kthye me na ndihmu. me gjet shtegun, unë bashkë me Sherpen i kaluam 6 ore në bardhezi totale, duke tentu me gjet shtegun e kthimit, pas një orteku dhe një rënies në kravas, nëna natyrë na e qeli qiellin për disa minuta sa me e pa shtegun edhe me u kthye ne C3”, tregon Uta për vështirësitë në ngjitjen në malin e njohur si “mali vrasës”.

“Në vend se me u kthye me grupin e ngjitësave të tjerë, nga e njëjta ekip, na u kthyem 6 orë më vonë, për shkak se ekipi kishin vendos mos me na ndihmu. Atë natë, sherpa u sëmurë në sy e humbi shikimin.

Unë isha shumë e lodhur, por që bëra çmos që me zier ujin, me bë supe, me i dhënë ilaçe Sherpes, që me u forcu për të nesërmen”, shpjegon Uta për sakrificën e atyre ditëve.

Cili ishte inati i Utës në ato momente? 

“Isha me plot inat se qysh nuk u kthye askush nga ekipi duke e përfshi edhe Kristine Harila, Josete, dhe Sherpat / 30 minuta më shumë rrugë për ta, për ne 6 orë.

Edhe më e keqja, se çka nëse nuk çelet moti isha e përgatitur me i humb një gisht të këmbës apo dorës. 

Por që, u mundova me i arsyetuar. Secili i ka projektet e veta edhe kështu vazhdova të nesërmen në Kamp Bazë dhe po me të njëjtën ekip vazhduam ngjitjen në K2”, ka nënvizuar Uta.

Cila është arsyeja që Uta po tregon betejën e saj jetë a vdekje në ngjitjen në K2, i njohur si “mali vrasës”?

“Arsyeja pse po e tregoj këtë rast është për faktin që shume shpesh njerëzit vdesin atje lart për mos kujdes të kolegëve të tjerë. 

A duhet me u hidhëruar? 

Është diskutim shumë i gjatë që veç njerëzit që kalojnë nëpër ekspedita atje lart munden me kuptu / jo ata që këqyrin me u bë të famshëm edhe me shfrytëzuar rastin me u bë kundër, veç për me marr simpati të masës”, ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook. 

Vdekja e Muhammad Hasan që shokoi të gjithë dhe lajmi mori dheun në gjithë botën.

“K2 dhe vdekja e Muhammad Hasan!

Date 26 ishim nis drejt majes, secili nëpër ekipe të veta. 
Unë isha me Sherpen tem, Pasang Sherpa. Në ndërkohë, kompania SST ka pas një numri të madh të Sherpave sepse disa prej tyre kanë qenë në ekipe të Kristina Harila, dhe disa të tjerë në ekipën e fiksimit të litarëve.

Të gjithë të tjerët i kemi pas nga një Sherpa - Guida.

Personalisht, pak para se me mbërri në Bottle Neck, jemi ndal për shkak se i gjithë ekipi para neve është ndal dhe kemi prit nja 1.30 - 2 orë (nuk me kujtohet saktë).

Në atëkohë, në rënë dy orteqe fytyrës, morëm vesh qe ekipi i fiksimit ka probleme, vazhduam ngjitjen edhe pak, me pastaj e kuptuam që një pjesë e ekipeve poshtë neve po kthehen për shkak të orteqeve dhe askush nuk e kish idenë se çka po ndodh lart.

Një numër i vogël i alpinistëve është kthye edhe ato jo për shkak të aksidentit, por për shkak të orteqeve.

Bottle Neck është sektori më i vështirë, edhe më i pasigurt i krejt ngjitjes. Aty nuk ki qejf me kalu as edhe 1 minutë e leje më me u ngjit për 1 orë. Kur e nis ecjen në BN e din që s’ka kthim mbrapa.

Për këtë arsye në BN funksionon si një zinxhir. Krejt ecin të përpjetë, edhe krejt ecin tëposhtë, të njëjtën kohë. Ndryshe nuk mundesh. 

Pak para se me mbërri të pjesa ku Muhammad Hasan ishte i shtrirë, fillimisht mendova që është trup nga vitet e kaluara.

Sherpa po me thotë që sigurisht është nga viti i kaluar. Pasang e ka ngjit K2 disa herë. Po afrohem edhe më shumë dhe po e shoh që Muhammad Hasan është i shtrirë dhe bashkë me të është një pakistanez tjetër dhe një sherpa që po mundohen mi ndihmu.

Njeri po provon me marr ndihmë në Kamp Bazë dhe tjetri po mundohet me pa se qysh me bart trupin e tij tëposhtë.

Me çka pash ne duhet me lëviz sa më shpejt edhe me i liruar vendin që ata me u kthye tëposhtë, kështu që vazhdova edhe unë sikurse të gjithë të tjerët”, përshkruan ngjarjen si e ka pa Uta, duke shtuar: “Përveç asaj, atë ditë në Kamp 3 kisha njohuri se ekipi i Kërkim Shpëtimit të Paksitanit ishin duke tentu me sjell një trup të pa jetë nga vitet e kaluar poshtë në kamp bazë - mendja jem që ata vijnë me e ndihmu Muhammad Hasan.

Pas majës, me kthim tëposhtë e kuptova që Muhammad Hasan kishte ndërruar jetë.

Isha e lodhur, edhe nuk mundesha me procesu më shumë se çka ka ndodh, çka u dashtë me ndodh, çka u dashtë me bë, etj.

Kur u ktheva në kamp bazë e kuptova që Muhammad Hasan kishte punu në kuzhine të Laila Peak - kompani pakistaneze. Nuk kishte pas përvojë në ngjitje dhe pajisjet jo të duhura.Muhammad Hasan kishte vendos me tentu ngjitjen për një shumë të vogël të hollave që kompania ja paska ofruar për shkak të kushteve të vështira në shtëpi”

Utën ndjen dhimbje për vdekjen e Hasanit.

“Në ndërkohë, mediat edhe 'alpinistët' po shpërndajnë urrejtje ndaj të gjithëve që u ngjiten atë ditë në K2, ku ata që me të vërtetë e dijnë situatën e Bottle Neck dhe K2, 8200 metrave, e kuptojnë që ndihma ndaj tjetrit është shumë e vështirë.

Ndjej dhimbje të thellë për humbjen e jetës se tij.

Kam qenë shumë shpesh në situata ku jeta edhe vdekja kanë qenë shumë afër, dhe që ky moment me ka trondit jashtë mase, por që kjo është pjesë e ngjitjeve në lartësi të mëdha, dhe për këtë arsye unë matem mirë para se me u nis në secilën ngjitje dhe që lamtumirat në aeroport nuk e di nëse janë të fundit!
Pusho ne paqe Muhammad Hasan!”,
ka përfunduar Uta.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat