Maja e Rudokës

Alpinizem

Maja e Rudokës

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 13:38
Maja e Rudokës

Këtë të diele me 3 shtator duke filluar në orën 05:30 të mëngjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen e përvjetshme në majën më të lartë në Kosovë, Majën e Njerit - Rudoka e madhe 2658 metra, në Sharrin e Brodit, Dragash.

Pas arritjes në maje të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me diploma të “Hikingnjerit”, në të cilën shkruan; “Çertifikata e pjesëmarrjes në Majën e Mjerit 2658m" në 2023!"

Organizimi do të jetë për 2 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve:

- 1. Deri te burimet e Qelepinës ku ky grup mund të kalojë një kohë të bukur në rrethin e burimeve të shumta të ujit dhe në mes të majeve të larta të Sharrit jugor. Ky grup do të ece 10 km (lartë / poshtë) dhe do të qëndron aty deri sa grupi i majës të kthehet serish andej.

- 2. Deri te Maja e Njerit 2658m ku ky grup do te rrijë në maje rreth 1 orë dhe do të festojnë arritjen me shumë bjeshkatare nga dyja anët e kufirit, Kosovë dhe Maqedoni veriore.

Nga maja do të shohim pjesën e madhe të Sharrit jugor, majet e ndryshme të Sharrit, rrafshlartën e Radikës së Hajredin Pashes, këneta dhe liqene të ndryshme, qytetin e Gostivarit, Tetovën, Korabin, maje në Shqipëri etj.

Kjo ecje hynë në kategorinë mesatare të veshtërsisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë, njofton “Kosova Hiking Trips”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat