Mbahet Tubimi Tradicional i Bjeshkatarëve të Kosovës

Alpinizem

Mbahet Tubimi Tradicional i Bjeshkatarëve të Kosovës

Nga: A.SH Më: 25 shtator 2023 Në ora: 20:42
Bjeshkatarët

Në bjeshkët e Istogut, nën organizimin e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, u realizua Tubimi Tradicional i Bjeshkatarëve të Kosovës.

“Në këtë tubim, prezantuan përfaqësues të shumë shoqatave dhe bjeshkatarë nga mbarë Kosova dhe mysafirë nga Shqipëria”, thuhet në njoftim.

Shkrimi në Facebook:

Tubimi Tradicional i Bjeshkatarëve të Kosovës -2023

Nën organizimin e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, me datë 23 / 24 Shtator, 2023, u realizuar Tubimi Tradicional i Bjeshkatarëve të Kosovës 2023, i cili u mbajt në bjeshkët e Istogut, gjegjësisht në Kampin Shoshan. Në këtë tubim, prezantuan përfaqësues të shumë shoqatave dhe bjeshkatarë nga mbarë Kosova dhe mysafirë nga Shqipëria.

Ashtu siç është realizuar gjithmonë, në traditën klasike të tubimit të bjeshkatarëve, ditën e parë pas përgatitjes së tendave për akomodim, bjeshkatarët pas darkës vazhduan me shoqërimin e tyre në atmosferën e një ahengu të paharrueshëm.

Të nesërmen, me sukses u realizua ngjitja në majën e Belegut - 2143 lmd, e cila paraqet edhe majën më të lartë në bjeshkët e Istogut.

Kryesia e FBNSK, falënderon Klubin Alpin “Podguri”, nga Istogu, i cili ishte nikoqir i këtij tubimi, për profesionalizmin e manifestuar gjatë aktiviteteve logjistike të organizimit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat