Një ari i thinjur sulmoi dhe vrau dy persona në Parkun Kombëtar Banff, në perëndim të Sandre, Alberta, Kanada të premten mbrëma.
Sipas CBC News, në një deklaratë kompania që menaxhon parqet tha se mori një alarm të premten vonë nga një pajisje GPS që tregonte një sulm ariu në parkun kombëtar të lumit Red Deer.
Për shkak të kushteve të motit nuk mund të përdornim një helikopter në ato momente, kështu që ekipi i reagimit udhëtoi në këmbë gjatë gjithë natës për në vendndodhjen ku gjetën dy viktimat.
Siç u bë e ditur, ekipi eutanizoi ariun që kishte sjellje agresive, ndërsa zona është rrethuar.
Parku Kombëtar Banff, i cili tërheq më shumë se katër milionë turistë çdo vit, është shtëpia e arinjve të thinjur dhe të zinj.