Në Majën e Liqenatit

Alpinizem

Në Majën e Liqenatit

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 15:44
Maja e Liqenatit

Pas një fundjavë perfekte në Brod te Dragashit këtë të diel me 22 tetor duke filluar në orën 06.00 në Prishtinë dhe 08:00 në Pejë, ‘Hikingnjeri’ organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Liqenatit 2424 metra dhe liqenet e saja.

Maja shtrihet në mes Liqenatit të Rugovës, Lugut të Shkodrës, bjeshkëve të Deçanit dhe Bjeshkës së Bjelluhës në Mal të Zi.

Këta do ta vizitojnë liqenin e madh, të voglin, Lugun e Shkodrës dhe Majën e Liqenatit 2424 metra.

Nga maja do të përjetoni pamje mahnitëse 360 shkallëshe dhe do ti shihni bjeshkët e Liqenatit, të Deçanit, Junikut dhe Malit të Zi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat