Kosova do të jetë nikoqire e Asamblesë Gjenerale, në vitin 2025.
Asambleja i besohet Federatës Bjeshkatare dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.
Kongresi u mbajt në Trabzon të Turqisë, ndërsa kandidatë për Asamblenë Gjenerale përveç Kosovës ishin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Nepali.
Kosova mori shumicën e votave, gjithsej 19, Nepali 17 dhe SHBA 8 vota.
“Bjeshkatarë, alpinistë, adhurues të bjeshkëve, një lajm i mrekullueshëm sapo na erdhi nga Trabzon (Turqi) ku po mbahet Asambleja Gjenerale e UIAA-së.
Kosova do të jetë nikoqire e Asamblesë Gjenerale, në vitin 2025. Me një lobim të fortë nga përfaqësuesit Arianit Nikçi, Teuta Beselica dhe Mrika Nikçi, në një konkurrencë shumë të fortë mes Kosovës, Nepalit dhe SHBA-së, Kosova fitoi!
Urime komuniteti bjeshkatarë. Urime Kosovë!”, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.