Kosova fiton përballë SHBA-së dhe Nepalit, nikoqire e Asamblesë Gjenerale

Alpinizem

Kosova fiton përballë SHBA-së dhe Nepalit, nikoqire e Asamblesë Gjenerale

Nga: K.G. Më: 21 tetor 2023 Në ora: 12:38
Pamje nag Kongresi

Kosova do të jetë nikoqire e Asamblesë Gjenerale, në vitin 2025.

Asambleja i besohet Federatës Bjeshkatare dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.

Kongresi u mbajt në Trabzon të Turqisë, ndërsa kandidatë për Asamblenë Gjenerale përveç Kosovës ishin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Nepali.

Kosova mori shumicën e votave, gjithsej 19, Nepali 17 dhe SHBA 8 vota.

“Bjeshkatarë, alpinistë, adhurues të bjeshkëve, një lajm i mrekullueshëm sapo na erdhi nga Trabzon (Turqi) ku po mbahet Asambleja Gjenerale e UIAA-së.

Kosova do të jetë nikoqire e Asamblesë Gjenerale, në vitin 2025. Me një lobim të fortë nga përfaqësuesit Arianit Nikçi, Teuta Beselica dhe Mrika Nikçi, në një konkurrencë shumë të fortë mes Kosovës, Nepalit dhe SHBA-së, Kosova fitoi!

Urime komuniteti bjeshkatarë. Urime Kosovë!”, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat