Këtë të diele me 29 tetor 2023, “Hikingnjeri” në majet madhështore të Sharrit të Opojës, Vërtopin e Madh 2555 metra dhe të vogël 2473 metra, të njohur edhe si majet e Korfit ose Isa Agës.
Këto dy Maje, të cilat shtrihen në pjesën e Sharrit të Manastiricës/ Struzhës / Zaplluxhës, gjenden në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë veriore, midis Prizrenit dhe Tetovës në bjeshkët e Opojës.
Vështërsia e ecjes është mesatare me 15 km ecje komplete (lartë / poshtë, varësisht se cilin verzion do ta bëni).
Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në natyrë madhështore të Sharrit me pamje mbresëlenese në qafën mes Korffit dhe Karanikollës, pa u ngjitë në maje.
Edhe nga aty mund të shihen pamjet 360 shkallëshe.
Të fortit mund të zgjedhin të ngjiten në majën e madhe, 2555 metra, të voglën 2473 metra ose në të dyjat!.