Alpinistja e mirënjohur, Uta Ibrahimi, është pjesë e ekspozitës së Kombeve të Bashkuara në New York.
Uta është jashtëzakonisht e gëzuar që Kosova gjendet në mesin e 50 shteteve.
“Jam shumë e gëzuar qe jam pjese e kësaj ekspozite, ku Kosova është ne mesin e 50 shteteve, grave nga e gjithë bota, grave të cilat kanë kontribuar në paqe në vendet e veta.
‘Paqja fillon me ne është ekspozite e Kombeve te Bashkuara dhe ekspozita po mbahet në zyrën kryesore në New York!”, ka shkruar Ibrahimi në profilin e saj në facebook.