Uta Ibrahimi: Vetëm edhe 3 maja dhe Kosova bëhet vendi i parë nga Ballkani 

Alpinizem

Uta Ibrahimi: Vetëm edhe 3 maja dhe Kosova bëhet vendi i parë nga Ballkani 

Nga: K. G. Më: 16 janar 2024 Në ora: 16:59
Fotot e publikuara nga Uta

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, jep një lajm të madh për shtetin e Kosovës.

Edhe tre maja dhe Kosova do të jetë vendi i parë nga Ballkani. 

Kjo do të arritje e jashtëzakonshme për shtetin tonë, shtetin më të ri në botë.

Kjo meritë është ekskluzivisht nga Uta Ibrahimi. 

“Vetëm edhe 3 maja dhe Kosova bëhet vendi i parë nga Ballkani që përmes ekspeditës sime të arrijë 14 majat më të larta të Himalajave. 

Në këtë rrugëtim jemi bashkë dhe unë mund të realizoj këtë ekspeditë vetëm me ndihmën tuaj. 

Bli dhe bëhu pjesë e kësaj historie të lavdishme, duke ndihmuar jo vetëm një ëndërr, por gjithashtu duke fituar diçka shumë të veçantë.

Faleminderit për përkrahjen dhe dashurinë tuaj, jemi bashkë në çdo kthesë dhe çdo lartësi”, ka bërë të ditur Uta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat