Fitore e madhe për sportin tonë, Kosova anëtare me drejta të plota në Asociacionin Evropian të Bjeshkatarisë 

Alpinizem

Fitore e madhe për sportin tonë, Kosova anëtare me drejta të plota në Asociacionin Evropian të Bjeshkatarisë 

Nga: K.G. Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:43
Sot, në Paklenica të Kroacisë, në Asamblenë Gjenerale të EUMA-së

Edhe një lajm tjetër i jashtëzakonshëm për sportin e Republikës së Kosovës. 

Sot ishte ditë e veçantë për dy federatat tona.

Federata e Hendbollit e Kosovës u pranua me të drejta të plota në Konfederatën Mesdhetare të Hendbollit në Ankara të Turqisë.

Image

Pamje nga asambleja

Lajmi tjetër i radhës dhe brenda pak orëve, është nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës.

Ky institucion sot është anëtarësuar me të drejta të plota në Asociacionin Evropian të Bjeshkatarisë.

Puna e palodhshme e kryetarit të federatës, Arianit Nikçi, me stafin e tij, është kurorëzuar me fitore të madhe.  

“Lajm I mrekullueshëm për Federatën tonë dhe mbarë komunitetin bjeshkatar.

Sot, në Paklenica të Kroacisë, në Asamblenë Gjenerale të EUMA-së (Asociacioni Evropian i Bjeshkatarisë), Kosova u pranua anëtare me të drejta të plota. 

Faleminderit të gjithë miqve tanë që na përkrahën në këtë rrugëtim, në veçanti CAI (Federata Italiane e Alpinizmit).

Faleminderit Artur Guni (Federata Shqiptare e Alpinizmit) për përkrahjen dhe përcjelljen e këtij lajmi të mrekullueshëm! 

Urime të gjithëve!”, shkruan në faqen e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat