Banka Qendrore vendos kufizime të reja mbi investimet e zyrtarëve të saj

Amerika

Banka Qendrore vendos kufizime të reja mbi investimet e zyrtarëve të saj

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:07
Banka Qendrore

Banka Qendrore Amerikane po vendos një sërë kufizimesh të reja mbi investimet që mund të bëjnë zyrtarët e saj, në përgjigje të disa transaksioneve të dyshimta të bëra kohët e fundit që detyruan dy zyrtarë të lartë të këtij institucioni të jepnin dorëheqjen.

Banka Qendrore apo Rezerva Federale siç njihet ajo në SHBA, njoftoi të enjten se politikëbërësit dhe stafi i lartë drejtues do të ndalohen të investojnë në tregjet e aksioneve dhe bonot individuale.

Ata gjithashtu do të duhet të bëjnë një njoftim paraprak prej 45 ditësh për çdo shitblerje dhe të marrin miratimin paraprak nga zyra e etikës.

Zyrtarët e Rezervës Federale do të duhet gjithashtu të mbajnë të pandryshuara investimet e tyre për të paktën një vit./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat