Çfarë është BORTAC, njësia që qëlloi dhe vrau personin e armatosur – i cili kreu sulmin në një shkollë të Teksasit?

Amerika

Çfarë është BORTAC, njësia që qëlloi dhe vrau personin e armatosur – i cili kreu sulmin në një shkollë të Teksasit?

Më: 28 maj 2022 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur vdiqën pasi një person i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, të martën.

Megjithëse raportimet rreth kohës se si kanë rrjedhur gjërat gjatë dhe pas të shtënave vazhdon të ndryshojë, forcat e zbatimit të ligjit thanë se një agjent i BORTAC ishte ai që vrau sulmuesin pasi ky i fundit kishte injoruar kërkesat e policisë lokale.

Dhe siç bën të ditur Business Insider, BORTAC, ose Njësia Taktike e Patrullës Kufitare, ishte një nga disa agjenci federale në vendngjarje që shkoi për të ndihmuar policinë lokale.

Pas 30 minutash pritje jashtë shkollës fillore, zyrtarët e BORTAC hynë në ndërtesë, përfundimisht zhbllokuan klasën në të cilën sulmuesi u barrikadua dhe e qëlluan atë për vdekje, raportoi The Wall Street Journal.

Patrulla kufitare zakonisht operon në Uvalde, e cila ndodhet brenda 160 kilometrash nga kufiri, raportoi Texas Monthly.

Agjentët e BORTAC shpesh mbajnë pajisjet e tyre taktike në makinat e tyre dhe ishin në gjendje të përgatiteshin shpejt për të shtënat, sipas The Journal.

Megjithëse zyrtarë si ICE, Patrulla Kufitare dhe agjenci të tjera federale punojnë së bashku në shtetin e Teksasit, ata shpesh nuk marrin rolin e “nënshtrimit të një sulmuesi”, raportoi The New York Times.

Por çfarë është BORTAC?

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, BORTAC u krijua në vitin 1984 për të shuar kryengritjet brenda qendrave të paraburgimit të Shërbimit të Emigracionit.

Ajo tani shërben si versioni i Patrullës Kufitare të një ekipi SWAT dhe angazhohet në shërbime që lidhen me kontrabandën e qenieve njerëzore, trafikun e drogës dhe misionet me rrezik të lartë.

BORTAC kryen misione brenda Shteteve të Bashkuara dhe në vende të tjera “në mbështetje të misionit të Patrullës Kufitare të SHBA”, por zakonisht operon në zonat e shkretëtirës rreth kufirit SHBA-Meksikë.

Njësia ka selinë në El Paso, Teksas dhe mund të vendoset menjëherë kur të jetë e nevojshme.

Ajo siguron “një përgjigje të menjëhershme” ndaj incidenteve “emergjente dhe me rrezik të lartë”, sipas Doganave dhe Patrullës Kufitare të SHBA-së.

Agjencia thuhet se ka qenë e përfshirë në misione të profilit të lartë më parë, duke përfshirë arratisjen e Richard Matt dhe David Sweat, dy vrasës të dënuar që ikën nga burgu i Nju Jorkut në vitin 2015.

Njësia u përball me kritika për përgjigjen e saj në shërbimin e varrimit të George Floyd në Teksas në vitin 2020, ku ishte autorizuar të përdorte forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve, sipas Unionit Amerikan për Liritë Civile.

BORTAC ishte gjithashtu e pranishme në kufi me armë ushtarake gjatë valës së karvanëve të emigrantëve nga Amerika Qendrore dhe Meksika në vitin 2018.

Një ish-agjent i Patrullës Kufitare i tha Business Insider në vitin 2020 se njësia ishte një nga “më të dhunshmet dhe raciste” nga të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit pasi ato u vendosën për tu marrë me protestat e “Black Lives Matter” në Portland, Oregon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat