Brazil: Lirohen 17 pengje nga një person i armatosur në një autobus, 2 të plagosur

Amerika

Brazil: Lirohen 17 pengje nga një person i armatosur në një autobus, 2 të plagosur

Më: 13 mars 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia braziliane ka liruar 17 pengje nga një person i armatosur i cili hyri brenda një autobusi të mbushur me njerëz për rreth tre orë në Rio de Zhaneiro, dhe plagosi të paktën dy persona.

Zëdhënësi i policisë së Rios, Kol Marcos Andrade, u tha gazetarëve se të gjithë pengjet në një autobus të parkuar në një nga terminalet kryesore të qytetit ishin liruar pas negociatave me personin e armatosur, i cili dyshohet se donte të largohej nga Rio pasi ishte kërcënuar nga një bandë.

Andrade tha se personi i armatosur pretendoi se kishte qëlluar një nga pengjet që ai gabimisht besonte se ishte një polic. Bruno Lima de Costa Soares, 34 vjeç, është në gjendje të rëndë, tha policia.

Autobusi ishte parkuar në terminalin Sao Cristovao në qendër të qytetit dhe ishte planifikuar të nisej për në shtetin fqinj të Minas Gerais.

Makinat e policisë dhe ambulancat ishin duke pritur pranë autobusit, ndërsa mijëra pasagjerë ishin të bllokuar duke pritur informacione për udhëtimet e planifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat