“Për të mësuar si të bënte seks”- Deklarata shokuese e nënës dhe njerkut që përdhunuarn vajzën 15 vjeçare

Amerika

“Për të mësuar si të bënte seks”- Deklarata shokuese e nënës dhe njerkut që përdhunuarn vajzën 15 vjeçare

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:32
Ilustrim

Prindërit dyshohet se kanë përdhunuar vajzën e tyre 15-vjeçare, duke pretenduar se donin ta mësonin atë ai të bënte seks.

Nëna dhe njerku nga Utah, SHBA menduan se nëse vajza kryente marrëdhënie seksuale me ata është më e sigurt sesa me një të huaj.

Çifti u kap nga policia pasi vajza e re kontaktoi policët, duke u thënë atyre “njerku i saj e kishte përdhunuar për të paktën një vit e gjysmë”.

Gjatë një interviste me oficerët, dyshja në të 30-at e tyre pranuan krimet e pështira, thuhet në deklaratë. Ata shtuan se besonin se do të ishte “më e sigurt për të sesa të bënte seks me të huajt”.

Sipas deklaratës, prindërit propozuan këtë ide kur ajo ishte 14 vjeç. Vajza i tregoi të ëmës se ajo donte të takohej me dikë dhe të kryente marrëdhënie. Nëna gjeti biseda në internet dhe foto në Snapchatin e vajzës në “situata seksuale”. Prindërit i blenë lodra seksi për vajzën dhe i treguan se si t’i përdorte ato.

Sipas mediave të huaja, nëna ka deklaruar në polici se vajza vetëm ka parë kur ata të dy kryenin marrëdhënie seksuale. Rreth dy muaj më parë, adoleshentja duket se ka folur me nënën e saj për një prezervativ të dëmtuar. Kur nëna e pesë fëmijëve u përball me burrin e saj, ai mohoi të kishte “marrëdhënie të plotë” me adoleshenten.

Megjithatë, njerku thuhet se ka rrëfyer para autoriteteve se ka kryer aktivitet seksual me 15-vjeçaren. Kur mjekët u shfaqën në shtëpinë e tyre javën e kaluar, vajza njoftoi autoritetet për abuzimin, duke përmendur se nëna e saj ishte plotësisht në dijeni të tij. Prindërit u arrestuan nga Policia e Provos dhe u akuzuan për sodomi të dhunshme, përdhunim me objekt dhe abuzim seksual me forcë.

Njerku përballet me një akuzë shtesë për përdhunim. Ata po mbahen në burgun e kontesë Utah pa lirim me kusht për shkak të “rrezikut të konsiderueshëm” që paraqesin për fëmijët e tyre, sipas medias ABC 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat