Ikin nga stalla, kuajt e policisë së Ohios bllokojnë njërën prej autostradave në Shtetet e Bashkuara

Amerika

Ikin nga stalla, kuajt e policisë së Ohios bllokojnë njërën prej autostradave në Shtetet e Bashkuara

Më: 17 mars 2024 Në ora: 14:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Shumë shoferë në një autostradë në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ishin dëshmitarë të një skene të pazakontë.

Ata mbetën të habitur kur panë se kuajt po vraponin nëpër rrugë, dhe u detyruan të ndalin automjetet e tyre për të parandaluar më të keqen.

Bëhet fjalë për dy kuaj të policisë së Ohio që me gjasë kishin ikur nga stalla, dhe kishin dalë në autostradën 90 një ndër më të gjatat në Shtetet e Bashkuara.

Nga departamenti i Transportit në Ohio kanë njoftuar se kuajt janë zënë pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, duke gjurmuar lëvizjet e tyre.

Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar apo ndonjë aksident i shkaktuar si pasojë e këtyre kuajve, që me gjasë kishin humbur rrugën dhe nuk dinin nga t’ia mbanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat