​Trump i quan emigrantët ilegalë në SHBA “kafshë”

Amerika

​Trump i quan emigrantët ilegalë në SHBA “kafshë”

Më: 3 prill 2024 Në ora: 21:22
Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po pret rizgjedhjen në nëntor, i quajti emigrantët që kryejnë krime të dhunshme "kafshë".

Trump i bëri komentet të martën në shtetin e Michiganit në lidhje me vrasjen e studentit të infermierisë në Xhorxhia, Laken Riley, 22-vjeç, i cili dyshohet se u vra nga një emigrant nga Venezuela, i cili ndodhej ilegalisht në SHBA.

"Demokratët thonë: ‘Ju lutemi, mos i quani kafshë. Ata janë njerëz’. Unë them jo, ata nuk janë njerëz, ata nuk janë njerëz, ata janë kafshë", tha Trump.

Ish-presidenti akuzoi presidentin Joe Biden se ka lejuar një "banjë gjaku" në kufirin SHBA-Meksikë, për të cilin ai tha se "po shkatërron vendin".

Ai përsëriti zotimin e tij për të kryer deportimin më të madh të emigrantëve të paligjshëm nëse rizgjedhet.

Muajin e kaluar, Ruby Garcia, 25-vjeç, u vra në Michigan nga një i dyshuar që dyshohet se ishte po ashtu ilegalisht në SHBA. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat