Rrëzohet vinçi, zë poshtë disa makina - një i vdekur dhe tre të lënduar në Florida

Amerika

Rrëzohet vinçi, zë poshtë disa makina - një i vdekur dhe tre të lënduar në Florida

Më: 5 prill 2024 Në ora: 09:14
Pamje nga Florida

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida ku ka humbur jetën një persona dhe janë plagosur tre të tjerë.

Ngjarja tragjike u regjistrua pasi një pjesë e një vinçi u shkëput dhe ra nga një ndërtesë mbi një makinë në qytetin amerikan të Fort Lauderdale.

Punonjësit ishin në proces të rritjes së lartësisë së vinçit kur një pjesë e tij u lirua dhe ra mbi një makinë duke i marrë një personi. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se struktura e madhe metalike ra mbi një makinë që po kalonte një urë, duke shtypur pjesën e përparme të saj.

Një punëtor ndërtimi thuhet se ka humbur jetën pasi ka rënë me pjesën e vinçit ndërsa dy prej të lënduarve u dërguan në spital ndërsa një i tretë u trajtua në vendngjarje. Zyrtarët thanë se incidenti ndodhi rreth orës 16:30 me orën lokale të së enjtes. Një shofer ka treguar se makina e tij u dëmtua nga rënia e pjesës së vinçit.

“Jam shumë me fat që jam gjallë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat