‘Shkundet’ New York-u! Tërmeti i rrallë me magnitudë 4.8 ballë trondit ndërtesat

Amerika

‘Shkundet’ New York-u! Tërmeti i rrallë me magnitudë 4.8 ballë trondit ndërtesat

Më: 5 prill 2024 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Një tërmet i rrallë ka goditur New Jersey, duke tronditur ndërtesat në qytetin e New York dhe zonat përreth.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.8 ishte në veri-lindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey.

Ndërtesat u tronditën në zonën e Brooklyn. Tërmeti goditi rreth orës 10:20 me orën lokale.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme të mëdha. Përdoruesit e mediave sociale raportuan se e ndjenin tërmetin nga Filadelfia deri në Nju Jork dhe në lindje përgjatë bregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat