Meksika i prishet Ekuadorit, pasi ky e arreston ish-zëvendëspresidentin në ambasadën meksikane

Amerika

Meksika i prishet Ekuadorit, pasi ky e arreston ish-zëvendëspresidentin në ambasadën meksikane

Më: 6 prill 2024 Në ora: 08:39
Meksikë

Autoritetet ekuadoriane arrestuan ish-zëvendëspresidentin Jorge Glas të premten në mbrëmje, në ambasadën meksikane.

Kjo bëri që Meksika të pezullojë marrëdhëniet dypalëshe.

Glas, i dënuar dy herë për korrupsion, ishte mbyllur në ambasadën në Quito që kur kërkoi azil politik në dhjetor.

Ai këtë e bëri me arsyetimin se po “persekutohej” nga zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Policia hyri me forcë në ambasadën e Meksikës në Quito përpara se të bënte arrestimin, tha presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador në X.

Zyra e presidentit ekuadorian tha në një deklaratë se kishte arrestuar Glas.

Presidenti meksikan, tha se kishte udhëzuar ministrin e Jashtëm të Meksikës që të pezullonte marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin.

Ai e ka quajtur arrestimin një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit meksikan, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat