Shtëpia e Bardhë: Takimi Izrael-ShBA për operacionin Rafah do të mbahet në javët e ardhshme

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Takimi Izrael-ShBA për operacionin Rafah do të mbahet në javët e ardhshme

Më: 9 prill 2024 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Shtëpia e Bardhë ka njoftuae se një takim personal i zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë për operacionin e planifikuar në Rafah do të zhvillohet brenda dy javësh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha më herët se bisedat me Izraelin për Rafah janë në vazhdim dhe se ai pritet të takohet me zyrtarët izraelitë.

“Ne nuk kemi një datë për ndonjë operacion në Rafah.

Përkundrazi, ajo që kemi është një bisedë e vazhdueshme me Izraelin. Presidenti ka qenë shumë i qartë në lidhje me shqetësimet tona në lidhje me aftësinë e Izraelit për të larguar civilët jashtë rrezikut”, ishte shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat