Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Amerika

Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Më: 10 prill 2024 Në ora: 09:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 13-vjeçar nga Kanadaja ka shkatërruar një veturë sportive italiane Lamborghini që kushton 500 mijë dollarë – duke arritur ta mashtrojë shitësin se është më i madh dhe se mund të vozitë – duke u përplasur gjatë vozitjes.

Pronari i veturës ishte në proces të shitjes së Lamborghini Huracan, dhe për një moment ia dha çelësat një adoleshenti dhe shokëve të tij.

Policia kanadeze ka njoftuar se pronari nuk i kishte pyetur për moshën apo nëse posedon patentë shoferë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

I riu besohet se kishte lëvizur me shpejtësi prej 120 kilometra në orë në një zonë malore në kushte të rënda, dhe shiu i rrëmbyeshëm që ia vështirësonte vozitjen.

Kështu në një moment humbi kontrollin mbi mjetin, dhe u përplas në pemë duke e shkatërruar pothuajse plotësisht.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia nuk e gjetën askënd në veturë – që me gjasë shoferi dhe shokët e tij kanë shpëtuar pa lëndime të cilët i lokalizuan në një lagje pranë vendin ku shkaktoi aksidentin.

Ata nuk janë akuzuar për vjedhje, pasi pronari i veturës u kishte dhënë leje të përdorin veturën – të cilën ishte në proces e sipër për ta shitur.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

“Ne besojmë se pronari nuk ishte i vetëdijshëm për moshën e tyre të vërtetë – apo nëse kishin patentë shoferë”, njoftoi policia në Vankuver.

Megjithatë 13-vjeçari akuzohet për tejkalim shpejtësie dhe vozitje pa mbikëqyrjen e të rriturit – si dhe largim nga vendi ku kishte shkaktuar aksidentin. Atij i është shtuar akuza edhe për vozitje pa patentë shoferë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat