Bideni uron Fitër Bajramin, bashkëndjen me myslimanët në zonat e luftës

Amerika

Bideni uron Fitër Bajramin, bashkëndjen me myslimanët në zonat e luftës

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:27
Joe Biden

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në llogarinë e tij në platformën X postoi një fotografi urimi për festën e Fitër Bajramit.

Aty ai po ashtu shkroi se teksa familjet dhe komunitetet myslimane mblidhen për Fitër Bajram, ata gjithashtu reflektojnë lidhur me dhimbjen e ndjerë nga shumë të tjerë.

“Mendja ime është me ata në mbarë botën që janë duke e përjetuar konfliktin, urinë dhe zhvendosjen, duke përfshirë vende si Gaza dhe Sudani.

Image
Foto e postuar nga Biden

Tani është koha për t’iu përkushtuar punës për të ndërtuar paqen dhe për të mbrojtur dinjitetin e të gjithëve”, shkroi Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat