Godiste vazhdimisht gruan në rrugët e New Yorkut, kalimtarët i japin “leksion” sulmuesit – e bëjnë për spital

Amerika

Godiste vazhdimisht gruan në rrugët e New Yorkut, kalimtarët i japin “leksion” sulmuesit – e bëjnë për spital

Më: 10 prill 2024 Në ora: 15:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Turma e kalimtarëve të rastit në New York, i dolën në ndihmë një gruaje e cila po goditej brutalisht nga një burrë.

Një video amatore shfaq momentin kur një burrë godiste vazhdimisht në grushta në fytyrë gruan e pambrojtur.

Megjithatë, asaj i dolën në ndihmë kalimtarë të shumë rasti që iu vërsulën sulmuesit, të cilin e bënë për spital nga shqelmat dhe grushtat që i mori.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi brutal ndaj gruas, ndërsa qytetarët e New Yorkut kanë duartrokitur kalimtarët që i dolën në ndihmë gruas.

Në anën tjetër, policia në New York ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin dhe se do të njoftojnë opinionin për më të rejat. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat