Philadelphia, dy të vdekur nga një sulm me armë zjarri derisa kishte festë për Fitër Bajram

Amerika

Philadelphia, dy të vdekur nga një sulm me armë zjarri derisa kishte festë për Fitër Bajram

Më: 11 prill 2024 Në ora: 06:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa njerëz u qëlluan me armë zjarri derisa ishin duke e festuar Fitër Bajramin në Philadelphian perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga policia thanë se të shtënat ndodhën jashtë një xhamie. Sipas Associated Press, të paktën dy viktima janë nga të shtënat.

Katër persona janë arrestuar dhe disa armë janë gjetur, raportoi mediumi lokal, ABC WPVI-TV.

CBS News raporton se të shtënat u qëlluan pas një debati që shpërtheu në tubim.

Të paktën një viktimë u dërgua në Spitalin e Fëmijëve të Philadelphias, dhe se çdo oficer policie në dispozicion në qytet u thirr në vendngjarje.

Policia pritet të mbajë një konferencë me detaje të tjera për rastin, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat