​Dakau vendi ku humbën jetën mbi 10 milionë njerëz

Amerika

​Dakau vendi ku humbën jetën mbi 10 milionë njerëz

Më: 29 prill 2024 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Më 29 prill 1945, njësi të Armatës së Tretë të Shteteve të Bashkuara që komandohej nga gjenerali amerikan George Patton, çliruan kampin famëkeq nazist Dakau në afërsi të Munihut.

Amerikanët zbuluan rreth 30 mijë të burgosur të uritur e të sëmurë dhe kufoma të panumërta pas gardhit të telave gjemborë.

Më 1933, Dakau u bë kampi i parë i përqendrimit i krijuar nga qeveria naziste për të mbajtur të burgosurit politikë. Më vonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u shndërrua në kamp pune skllevërish dhe qendër kërkimore shkencore ku mjekët nazistë kryen eksperimente të frikshme me qindra të burgosur.

Dakau ishte pjesë e rëndësishme e makinës shfarosëse naziste. Aty humbën jetën mbi 10 milionë njerëz, prej tyre gjashtë milionë hebrenj evropianë.

Vetëm mbërritja e trupave amerikane i pengoi nazistët që drejtonin Dakaun, të vrisnin të burgosurit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat