Ngjarje e rëndë/ Nëna “monstër” lind foshnjen në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh

Amerika

Ngjarje e rëndë/ Nëna “monstër” lind foshnjen në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Një studente 19-vjeçe në Universitetin e Tampas lindi foshnjen e saj në tualetet e konviktit dhe më pas e dhe më pas e braktisi duke e lënë në koshat e mbeturinave.

Gjithashtu. autoritetet kanë identifikuar 19-vjeçaren. Më pas e reja ka thënë se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe se pasi e kishte lindur fëmijën, kishte kuptuar se nuk kishte puls.

Ndërkohë, 19-vjeçarja deklaroi se foshnja në sekondat e parë të lindjes ka qarë, por më pas, pasi e ka mbështetur në gjoks, ka pushuar.

Po ashtu ajo tha se e ka larë dhe e ka mbledhur me një peshqir, duke e lënë në tokë, ndërsa ka fjetur për rreth një orë.

Por e reja tha se pasi është zgjuar vajza nuk kishte më puls dhe më pas ajo e ka hedhur në kosh. Megjithatë Hetuesit po punojnë për të zbardhur shkakun e vdekjes së foshnjes dhe fazën e saj zhvillimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat