Richard Kelly po ngiste me shpejtësi të madhe një veturë të markës Ford në Darlington, Britani të Madhe.
Në fund ai u përplas me murin e ndërtesës së teatrit dhe ky moment i pabesueshëm u regjistrua nga kamerat e vëzhgimit, raporton theindependent.
Pamjet tregojnë veturën duke shmangur me vështirësi automjetet e tjera dhe këmbësorët ndërsa po largohej me shpejtësi.
Burri 47 vjeçar, i cili nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe ishte shumë i dehur, u nxor nga vetura dhe u dërgua në spital me brinjë të thyera.
Fatmirësisht, askush tjetër nuk u lëndua nga ky aksident, raporton mediumi.
Ai u akuzua për drejtim të rrezikshëm dhe u dënua me 12 muaj burg.