Një pjesëtar i forcave ajrore të SHBA-së është qëlluar për vdekje nga një polic që u fut në adresën e gabuar.
Roger Fortson 23-vjeçar vdiq pasi një zëvendës sherif e qëlloi atë. Policia kishte deklaruar se zëvendës sherifi qëlloi në vetëmbrojtje pasi e pa Fortsonin me armë në dorë. Duke cituar një dëshmitar, avokati pretendon se policia është futur në shtëpinë e gabuar. Ai po kërkon hetim të plotë.
Ushtari u qëllua më 3 maj në shtëpinë e tij në Florida. Fortson u dërgua në spital ku vdiq si pasojë e plagëve. Incidenti po hetohet nga Departamenti i Forcave të rendit të Floridas.
Sherifi i qarkut Okaloosa Eric Aden tha se të shtënat po hetoheEN nga Departamenti i Zbatimit të Ligjit në Florida dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit, duke shtuar se do të sigurojë “transparencë dhe llogaridhënie”, shkruan BBC.