Të paktën një person humbi jetën si pasojë e stuhisë në shtetin amerikan të Floridës ndërsa guvernatori Ron Desantis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 12 qarqe në pjesën veriore të shtetit të prekur nga stuhia.
Një grua humbi jetën pas rrëzimit të një pemë në shtëpinë e saj, duke çuar në pesë numrin e personave që kanë humbur jetën nga moti i keq në SHBA, gjatë javës.
Rreth 140,000 njerëz mbetën pa energji elektrike në Florida dhe rreth 200,000 shtëpi dhe biznese të tjera gjithashtu mbetën pa energji nga Misisipi në Karolinën e Veriut.