Të shtëna armësh në Atlanta, dy të vrarë dhe katër të plagosur – gjithçka i parapriu një rrahje në klub të natës

Amerika

Të shtëna armësh në Atlanta, dy të vrarë dhe katër të plagosur – gjithçka i parapriu një rrahje në klub të natës

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Banorët e Atlanta në SHBA i zgjuan sot të shtënat e armëve që ndodhën në pjesën veriperëndimore, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe katër tjerë u plagosën.

Policia në Atlanta ka njoftuar se më të arritur në vendin e ngjarjes, policia zbuloi gjashtë viktima – tre burra dhe tre gra të moshës nga 20 deri në 30-vjeç.

Në mesin e viktimave, një burrë dhe një grua u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes, derisa katër tjerë u dërguan në spital për trajtim.

Incidentit i kishte paraprirë një rrahje brenda një klubi të natës, pavarësisht se detajet nuk janë zbuluar në këtë fazë të hetimeve.

Pamjet e kamerave të sigurisë të lokaleve përreth vendit ku kanë ndodhur të shtënat, janë marrë nga policia për t’u analizuar.

Deri më tani nuk është arrestuar askush, sikurse nuk është bërë e ditur nëse policia ka në listë ndonjë person të dyshimtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat