Zjarri që zgjerohet me ritme të frikshme shkakton qindra evakuime në perëndim të Kanadasë

Amerika

Zjarri që zgjerohet me ritme të frikshme shkakton qindra evakuime në perëndim të Kanadasë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 17:57
Kanada

Një zjarr masiv që po zgjerohet në mënyrë të pashpjegueshme ka përfshirë rajonin perëndimor kanadez të British Columbia dhe është tashmë vetëm 2km larg qytetit të Fort Nelson teksa zyrtarët po nxisin njerëzit të largohen nga shtëpitë.

Zjarrfikësit në British Columbia thanë se zjarret kanë detyruar tashmë evakuimin e 3,500 njerëzve pas lëshimit të urdhrit prej të premtes.

Specialisti vendas Ben Boghean tha se flakët po përkeqësohen nga thatësira me reshjet e pakta të dëborës këtë vit. Efektivët që luftojnë flakët thanë se ishin të kërcënuar nga flakët në zonën e liqenit Parker Lake.

Rob Fraser, kryebashkiaku i Fort Nelson, tha se grupet e emergjencave dhe të zjarrfikësve po përgatisin një qëndresë të fundit për të mbrojtur qytetin, por mesa duket qyteti parashikohet të digjet nga zjarri.

Në vitin 2023, Kanadaja pati një numër rekord zjarresh që mbyllën trafikun më SHBA dhe shkaktuan dhjetra mijëra evakuime.

Fort Nelson ndodhet në veri të British Columbia, dhe rreth 1,600km larg kryeqytetit Vancouver. Fort Nelson dhe rezervati i tij Fort Nelson Indian Reserve kanë një popullsi totale prej 3,400 njerëzish.

Të tjera zjarre jashtë kontrolli raportohen në provincat kanadeze të Alberta e Manitoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat