Dhoma e Përfaqësuesve miraton një projektligj për furnizimin e Izraelit me armë

Amerika

Dhoma e Përfaqësuesve miraton një projektligj për furnizimin e Izraelit me armë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 06:44
Dhoma e Përfaqësuesve

Dhoma e Përfaqësuesve sfidoi vendimin e Presidentit Joe Biden të enjten për pezullimin e dërgesave të bombave në Izrael, duke miratuar një projektligj, që synon të detyrojë administratën e Presidentit Biden të transferojë armët. Republikanët u përpoqën të nxirrnin në pah ndasitë mes demokratëve mbi luftën Izrael-Hamas.

Në përpjekje për të frenuar Izraelin nga ndërmarrja e një ofensive në shkallë të gjerë në Rafah, administrate e Presidentit Biden këtë muaj pezulloi një dërgesë armësh prej 3500 bombash, disa prej të cilave peshojnë deri në 900 kilogramë, që mund të shkaktojnë vrasjen e qindra njërëzve në zonat e populluara.

Republikanët ishin të indinjuar nga vendimi, duke akuzuar Presidentin Biden për braktisjen e aleatit më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Debati mbi projektligjin në Dhomës së Përfaqësuesve, i nxitur nga udhëheqja republikane këtë javë nënvizoi ndasitë e thella në Uashington mbi luftën Izrael-Hamas.

Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqja demokrate u detyruan të mobilizoheshin për të ruajtur unitetin e grupit të ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, të përbërë nga anëtarë të moderuar që nuk janë të kënaqur me mosmarrëveshjet SHBA-Izrael dhe anëtarët progresistë që janë të indinjuar që Presidenti Biden po vazhdon ta furnizojë Izraelin me armë.

Projektligji u miratua me 224 vota pro dhe 187 kundër. 16 demokratë u bashkuan me shumicën republikane për të mbështetur projektligjin. Tre republikanë votuan kundër projektligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat