​Biden: Askush nuk duhet të burgoset për përdorim ose posedim të marihuanës

Amerika

​Biden: Askush nuk duhet të burgoset për përdorim ose posedim të marihuanës

Më: 18 maj 2024 Në ora: 08:06
Presidenti Joe Biden

Departamenti amerikan i drejtësisë ka lëvizur zyrtarisht për të riklasifikuar kanabisin si një substancë më pak të rrezikshme – reforma më e madhe e drogës në vend në mbi 50 vjet.

Presidenti Joe Biden e përshëndeti hapin si “një lëvizje të rëndësishme drejt kthimit të pabarazive të vjetra”.

Është një kthesë për një politikan që tre dekada më parë hartoi një projektligj të ashpër krimi që tani është politikisht përçarës.

Presidenti Joe Biden në profilin e tij në platformën X ka shkruajtur: Askush nuk duhet të burgoset për përdorim ose posedim të marihuanës.

Aktualisht 25 shtete të SHBA-së kanë miruatur përdorimin e marihuanës për rekreacion. Tridhjetë e tetë shtete amerikane kanë legalizuar edhe marijuanën për qëllime mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat