Stuhia e erërave lë 5 të vrarë në Houston, mijëra banorë pa energji elektrike në juglindje të SHBA

Amerika

Stuhia e erërave lë 5 të vrarë në Houston, mijëra banorë pa energji elektrike në juglindje të SHBA

Më: 18 maj 2024 Në ora: 21:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën kur një stuhi e papritur erëra të forta ka mbjellë shkatërrim dje në qytetin e Houston në juglindje të Shteteve të Bashkuara.

Pemët e rrëzuara kanë shkaktuar të paktën dy prej vdekjeve, njoftonin zyrtarët, për stuhinë e panjoftuar me erëra me shpejtësi të paktën 160 km në orë, për të cilat rezidentët e tmerruar të Houston thonin se kishin “zhurmë të ngjashme me një tren mallrash”, shkruan rrjeti vendas ABC News.

Të paktën një tornado me erëra të fuqishme ishte konfirmuar në qytezën e Cypress, sipas zyrtarëve të meteorologjisë.

Kryebashkiaku i Houston, John Whitmire nxiste rezidentët të ‘tregonin kujdes’  duke ‘qëndruar në shtëpi’ prej stuhisë çuditërisht të fuqishme. Ai shtonte se më shumë se 100 000 banorë kishin mbetur pa energji elektrike dhe ‘rreth 2,000 semaforë nuk funksiononin’.

Shtëpia e Bardhë tha se kishte një “gjendje katastrofe në shtetin e Texas” prej stuhive dhe pasojave të tyre, ndërsa fonde rekuperimi ishin miratuar nga administrata.

Stuhitë e erërave sollën dhe alarmet për përmbytje që u lëshuan në  Texas e Louisiana, ku priteshin reshje në 24 orët në vijim.

Stuhia në Houston ka përfunduar tashmë duke lejuar rezidentët e shtangur të nisin pastrimet.

Mediat vendase thonë se kërcënimi është zhvendosur më në lindje drejt Louisiana dhe gadishullit të Florida.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha: “Ne po monitorojmë rrugën e përshkuar nga stuhia, e cila po lëviz në lindje, prandaj mot i keq pritet në gjirin e Florida. Rezidentët atje duhet të bëjnë kujdes ndaj rekomandimeve të autoriteteve lokale dhe shtetërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat