Mbrëmë filmi “Zgjoi” filloi rrugëtimin e tij në New York!

Amerika

Mbrëmë filmi “Zgjoi” filloi rrugëtimin e tij në New York!

Nga: Agim Aliçkaj Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 23:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Filmi nga Kosova “Zgjoi” në rrugëtimin e tij është shfaqur mbrëmë edhe në New York- Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, e cila është protagoniste kryesore në film, ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook disa fotografi, nga premiera e dhënë në New York.

Në llogarinë e saj të një seti të fotografive, ajo ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa ka bërë të ditur se pjesë e audiencës ishte edhe miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni amerikan Eliot Engel

« Falemnderit shumë të gjithë atyre që na nderuan me ardhjen e tyre. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve i cili na nderoi e komplimentoi për punën tonë! »

Ajo po ashtu shkruan se premiera e filmit « Zgjoi » do të shfaqet në New York në kineman Film Forum deri me 18 Nëntor. 

Megjithatë, ajo sqaron se për më shumë informata për shtete tjera në Amerikë, vizitoni faqen www.zeitgeistfilms.com

 Film i fuqishëm me vlera dhe porosi të shumta:

- Pasojat e luftës jan shkatërruese për viktimat e pafajshëme.

- Njeriu është më i fortë se guri, mbijetesa është kuptimi i jetës.

- Kriminelët që shkaktojnë lufta duhet të ndiqen dhe të dënohen me çdo kusht përgjithmonë.

- E thotë kënga popullore: “Ah Serbi moj shtrigë e vjetër”.

- Politikanët të cilët tentojnë të falin krime dhe bëjnë kompromise për interesa personale apo partiake duhet të zhduken nga jeta politike.

Kur shihet ky film qanë zemra.                 

Fahrijen, gratë e Krushës dhe të gjitha nënat, motrat dhe bijat tona që përjetuan krimin, ky film i bënë më të forta dhe më të respektuara.

E bën më të fortë edhe mbarë popullin e Dardanisë në përpjekjet legjitime për liri, pavarësi dhe ndërtim të shtetit.

Duhet të shpresojmë se liderët tanë të rinj dhe shumë të aftë, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti do të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës.

Të lumtë Blerta Basholli për këtë vepër të madhe!     

Të lumtë Yllka Gashi për interpretim të shkëlqyer dhe përjetim të rrolit.

Të lumtë Yllka për guximin që tregove, si artiste me vlerë pa ngjyrë politike, të kërkojsh nga Spanja njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të shpresojmë se mësojnë nga shembulli yt edhe shumë personalitete tjera shqiptare me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora. 

Kërkesa për njohje të pavarësisë nuk është politike, ajo është kërkesë ekzistenciale e popullit të Dardanisë, kërkesë për të drejtën e tij të jetoj i lirë dhe i pavarur në tokat e veta stërgjyshore.        

Për mua dhe bashkëshorten tipe Sadeta Aliçkaj natyrisht që Ishte kënaqësi të takohemi me Yllkën për një bisedë të shkurtër me vlerë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat