“Vula” e shqiptarëve në ndryshimin e mahnitshëm që ka ndodhur në pjesën e poshtme Southeast Brooklyn të Brooklint

Amerika

“Vula” e shqiptarëve në ndryshimin e mahnitshëm që ka ndodhur në pjesën e poshtme Southeast Brooklyn të Brooklint

Nga: Beqir SINA – New York Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Sado pak, por edhe “vula”  e shqiptarëve shihet në ndryshimin e mahnitshëm që ka ndodhur në pjesën e poshtme (Southeast Brooklyn)të Brooklint

Të quash "Rivitalizim" rizhvillimin e zonës së qytetit të Brooklynit, në pjesën më këndore ku kjo Borough (qytet-lagje) lidhet me urën e famshme 125 vjeçare Brooklyn Bridge, është e thënë shumë  butë, ose shumë pak. 

Mbasi fjala « Rivitalizim» i kësaj zone dhe lagjeve të saj më në qendër ka qenë një ndërmarrje e jashtëzakonshme, e cila patjetër ka një emër, dhe, ngado që ta sjellësh është emri i saj është i lidhur me ish Borough Presidentit Erik Adams. 

I cili, tashmë është Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së New Yorkut- NYC Elected Mayor.

“Imagjinoni çfarë do të fillojë më 2021” shkruante slogani i një uebfaqeje të re të krijuar nga presidenti Adams – dhe i promovuar për herë të parë zyrtarisht me një logo të madhe, para shtëpisë së veprimtarit të njohur dibran Ylber Pilku, në Brooklyn më 20 qershor 2018.

Ishte, pra Biznesmeni dibran ai që e hapi i pari fushatën për Eric Adams, kandidatin për kryebashkiak të New York, tre vjet më parë.

Tre vjet më parë Dibrani 27 vjeçar, Willy Pilku, i konisderuar si një nga biznesmenet më të fuqishëm në Nju Jork, ishte ai që zgjodhi të përkrah Eric Adams, dhe i organizoi atij një fushatë për mbledhje fondesh për ish Presidentin e Brooklyn-it, në shtëpinë e tij në Brooklyn, kur as njeri nuk e mendonte dhe as e njihte Eric Adams.

Mirëpo një tjetër bisnesmen shqiptar madje i fuqishëm jo vetëm në Brooklyn, por edhe në SHBA, është Selim (Sal) Rusi, që e ka mbështetur Eric Adams,  prej se kur ai u bë Kryetar i Brooklynit, dhe tani New York City Mayor.

Selim Rusi me biznesin e tij më të madh një ndër më të mëdhat dhe më të suksesshmit në këtë zonë, që ishte dikur një bazë detare ushtarake, është një ndër bizneset e dallueshme që e transformojë dhe e ka bërë me investimin e tij qendren tregtare më të madhe në New York.

Bëhet fjalë për ish-Ndërtesën Federale 2 - e quajtur edhe Depoja 2 e Bazës së Flotës së Marinës së SHBA - në Sunset Park, që tani quhet Liberty View Industrial Plaza, një hapësirë ​​moderne e rinovuar rishtazi dhe është pjesë e rivitalizimit të qytetit Brooklyn.

Pra, ai me investimin e tij është një ndër ata që ka ndryshuar krejtësisht pamjen e poshtme të qyetit, është edhe ky biznesmen i sukseshem shqiptar dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

Me këtë rast duhet vënë në dukje se ai dhe familja e tij, ka mbështetur financiarisht një numër zyrtarësh të zgjedhur, duke përfshirë edhe Hillary Clinton,  dhe ish presidentin e Brooklyn Borough Eric Adams, Majorin e zgjedhur të Brooklynit.

Dhe, ajo që është më e veçanta me këtë biznes në qendren tregtare Liberty View Industrial Plaza, hapësirën ​​moderne të rinovuar nga shqiptaro amerikani Selim Rusi, në 2018, është se aty nën drejtimin e Mark Gjonaj mbi 25 Shoqata dhe organizata (1500 shqiptar amerikan) kremtuan festën më të madhe madhe të  shqiptarve 28 Nëntorin festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Dhe, ajo që kulmon në këtë zonë, dhe ndërtesën e biznesmenit shqiptar nga dibra, është ngritja e flamurit kuq e zi në çdo 28 Nëntor .

Familja Rusi e vendos Flamurin Kuq e Zi , çdo 28 Nëntor në nderim të Ditës së Flamurit kuq e zi, në çatinë ndërtesës së tyre, e cila ndodhet në një nga segmenetet e rrugës më të rëndësishme në qytetin e Brooklynit, ose arteria krysore “Expressway Brooklyn-Queens (BQE)” në të gjithë veriun e Brooklynt, Queensit, dhe Manhattan.

Fakti që qendra e Brooklyn-it përfshin një përzierje unike të historisë dhe kulturës e bën qendrën e re dhe të përmirësuar edhe më spektakolare. 

Pra, nëse jeni  në qytetin ku njerëzit kan filluar pas 18 muajsh të lëvizin « si bletët » qytet- lagjen Manhattan të NYC, « hidhuni » vet ose me familje, miq edhe shok në Downtown, dhe pak më në qendër të Brooklyn për një vizitë, ku këto ditë do të shikoni ngado edhe flamurin kuq zi që tregon se festa ka filluar.

Po ashtu në këtë zonë që shumë shpejt po bëhet nga më të frekuentueshmet në Brooklyn, çdo ditë të vizitës tuaj ju patjeter që nuk do të keni as edhe një mungesë të gjërave të mahnitshme për të vizituar Downtown- pjesën më të bukur të New York City.

Si provë, këtu janë edhe përzgjedhur 20 nga gjërat më të mira për të bërë qytetin e Brooklynit në një qendër të mahnitshme për ta vizituar.

Këtu në këtë zonë,  që është e Rivilitazuar « Downtown Brooklyn » ndodhen edhe lokalet historike të qyetit, Piceria Restaurant Grimaldi, Brooklyn Ice Cream Factory.

Por edhe restoranti historik 7 Old Fulton, me pronar shqiptar, vuthjanin e njohur Dem Balidemaj - veprimtar i dalluar, dhe biznesmen i sukseshem.

Lokali i Dem Balidemaj « 7 Old Fulton » në Downtown Brooklyn, ngjitur me « këmbën » e parë Urës së Bryklynit,  ka gjithçka, nga një menu e frymëzuar deri te një staf i vëmendshëm dhe shërbimi me cilësi të lartë. 

Atmosfera simpatike dhe komode sapo e viziton do t'i tërheqë të gjithë të kthehen për më shumë përsëri. Specialistët e industrisë kulinare thonë se : « Ekziston një kombinim i dizajnit artistik historik dhe modern që mund të shihet në menu, në kopshtin veror dhe në bar. Është vendi i përsosur për çdo rast, një darkë lagjeje apo familjare, vendi i përsosur për të sjellë mysafirë, një atmosferë e këndshme romantike për darkë për çdo gjë në çdo sesion. »

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat