Thirrje publike! Të ndalohet “Big Brother”, shëmtia për djelmeninë shqiptare!

Amerika

Thirrje publike! Të ndalohet “Big Brother”, shëmtia për djelmeninë shqiptare!

Nga: Skënder Karaçica Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 08:51
Skënder Karaçica

Nuk ka degjenerim më të madh se sa “Big Brother” në kohën e këtij shekulli të ri për djelmeninë shqiptare në Shqipërinë tonë...! Kujt i duhet ky emision dhe u mor vesh ky (lexo: mision i shëmtisë për rininë shqiptare -djelmeninë,-v.j.) në kohën kur na duhen projektet e zhvillimit dhe të participimit të vlerave kombëtare me popujt në Evropë dhe në botë.

Të ndalohet “Big Brother” kjo skenë e shembjes së vlerave tona kombëtare në Atdhe...! Bëni programe televizive shqiptare për brezat e rinj, që afrojnë rrafshe të reja të dijes, të shkencës, të kulturës, të sportit dhe të fushave tjera...!

Kombi shqiptar në këtë shekull të ri, ka nis udhën me varfërinë dhe me një mal problemesh në shtetin kombëtar të demokracisë dhe të shtetit ligjor!

Të ndalohet “Big Brother”, kjo pandemi në Tiranën tonë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat