“Turbulencë” e madhe në dekleratat, në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Biden dhe zv/Presidentes Kamala Harrisë

Amerika

“Turbulencë” e madhe në dekleratat, në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Biden dhe zv/Presidentes Kamala Harrisë

Nga: Beqir Sina Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:47
Beqir Sina

Kamala Harris thotë se ajo dhe Biden 'nuk flasin dhe as kemi biseduar për rizgjedhje'

Mbas një viti (11 muaj)dhe një popullariteti “të rënë” si Presidenti i 46të i SHBA dhe zv/Prsedentja, duket se janë përfshirë në deklarata “jo të qarta” dhe aspak të “kordinuara” mes njëri tjetrit.

Përkundrejt, këtyre dekleratave analistët, gazetarët, dhe ekspertët politik, thonë se “asnjë her në histrorin e këtyre dy partive më të mëdha - Republikan dhe Demokrat, dy partit që udhëheqin Amerikën, nuk ka pasur kaq shumë probleme të brendeshme ose e përkthyer në “parti të dobëta” për të dalluar liderin e tyre të ardhëshëm. Që i bie se kush do të jetë Presidenti!!!!!

“Turbulenca” e madhe mes dekleratave të Predidentit Biden dhe Nënpresidentes Kamala Harris,  u pa fare qart gjatë një intreviste të Harris më parë.

Muajin e kaluar, ajo mori një pyetje nga mikpritësi i "Good Morning America" ​​George Stephanopoulos nëse ajo dhe Biden kanë diskutuar për zgjedhjet e vitit 2024.

"Absolutisht jo," tha ajo.

Ndërsa, Biden tha në mars se ai synon të kandidojë përsëri për rizgjedhje në 2024 me Harris në krah të tij. 

Mirëpo, Shtëpia e Bardhë që atëherë ka përsëritur synimet e Bidenit, por nuk ka bërë një njoftim zyrtar për vitin 2024.

Kamala Harris në fillim të kësaj jave iu rikthye drejtpërsëdrejti dy dekelratave të mëparshme teksa i tha Wall Street Journal se ajo nuk ka diskutuar “në asnjëmënyrë” rizgjedhjen e saj me Biden.

Në gjuhën diplonatike Harris, tha :"Ne nuk e kemi përfunduar vitin e parë dhe jemi në mes të një pandemie," tha ajo.

Mirëpo televizionet e mëdha në SHBA, gazetat dhe radiot vazhdojnë spekulimet nëse Harris do ta pasojë Bidenin si bartës ne Partinë demokratike në zgjedhjet 2024.

Nënpresidentja Kamala Harris, tha se ajo dhe presidenti Joe Biden nuk kanë diskutuar për kandidimin për rizgjedhje, të paktën kështu tha ajo sipas një interviste të saj me The Wall Street Journal, të botuar dje, të enjten.

“Nuk do të flas për bisedat tona, por do t'ju them pa asnjë paqartësi: Nuk flasim dhe nuk kemi folur për rizgjedhje, sepse nuk kemi përfunduar vitin e parë dhe jemi në në mes të një pandemie, "tha Harris për Journal.

Harris u bëri jehonë këtyre komenteve kur u pyet nëse ajo supozonte se Biden, i cili do të ishte 82 vjeç në ditën e inaugurimit në 2025, do të kandidonte përsëri për president.

“Do të jem shumë e sinqertë: nuk e mendoj dhe as nuk kemi folur për të”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Harris hedh poshtë pyetjet për të ardhmen e saj politike. Muajin e kaluar, ajo në të njëjtën linjë ajo kur mori një pyetje edhe nga gazetari i "Good Morning America" ​​i cili ka qenë edhe ish zëdhënës i Shtëpisë së Bardh në Presidecën Klinton, pra George  Stephanopoulos , e pyetur nga ai nëse ajo dhe Biden kanë diskutuar për zgjedhjet e vitit 2024!

"Absolutisht jo," u përgjigjë Kamala Harris.

Përkundrejt kësaj disa nga gazetarët, analistët dhe ekspertët politik në Washington, i shohin dekleratat e të dyve si “kundërvënje” njeri tjetrit në “distancë”, dhe që lënë shumë vend për spekullime mbas gjithë kësaj “Turbulence” deklarimesh mes Biden dhe Harris.

Biden tha në mars se ai synon të kandidojë përsëri për rizgjedhje në 2024 me Harris në krah të tij. Shtëpia e Bardhë që atëherë ka përsëritur synimet e Bidenit, por nuk ka bërë një njoftim zyrtar për vitin 2024.

Ndërkohë , të paktën nëse ju referohemi vazhdimësisë së dekleratave kemi mësuar deri tani , dhe disa sondazheve hipotetike ku duket se edhe vet Harris , është paraqitur si një pretendente e mundshëme për vitin 2024. 

Një sondazh i Morning Consult i publikuar të mërkurën zbuloi se votuesit demokratë e renditën Harrisin - si zgjedhjen e tyre të parë në zgjedhjet presidenciale nëse Biden zgjedh të mos kandidojë për rizgjedhje. 

Një sondazh tjeter hipotetik nga The Hill i publikuar javën e kaluar gjithashtu gjeti Harris në kryesimin midis kandidatëve të mundshëm demokratë të vitit 2024 nëse Biden nuk është në garë.

Por ky spekulim për planet e Harris vjen pasi ajo përballet  tani 11 muaj presidencë me vlerësimet më të ulëta të miratimit publik. 

Dhe, këto sondazhet mbi precepitimet merren më shumë si një mbështje publike, që kërkojnë këto lloj sondazhe të i japin të paktën  një mbështetje popullaritetit të rënë e të pa precedent për Shtëpinë e Bardhë, të zv/presidentes Kamala Harris.

Një sondazh i USA Today/Suffolk muajin e kaluar zbuloi se vlerësimi i miratimit të zëvendëspresidentit qëndron në një nivel historik të ulët prej 28%. 

Harris ka qenë gjithashtu në qendër të disa raporteve të lajmeve gjatë muajve të fundit, me ish-punonjësit që e përshkruan zyrën e saj si jofunksionale dhe toksike. Megjithse ajo dhe ekipi i i Harris dhe Shtëpia e Bardhë e kanë refuzuar të japin komente për lajmet e tilla

Në intervistën e saj në Wall Street Journal, Harris tha se ajo mendon se demokratët duhet të bëjnë një punë më të mirë për t'ua prevaluar axhendën e tyre votuesve përpara zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022.

“Ndjej shumë fort se vizioni ynë për të ardhmen duhet të jetë ai në të cilin të gjithë mund ta shohin veten, ku askush nuk lihet jashtë”, tha Harris. "Kjo ka të bëjë me Amerikën rurale, ka të bëjë me periferinë, urbane."

Pavarësisht problemeve të vazhdueshme që lidhen me pandeminë COVID-19, amerikanët kanë shumë për të pritur, tha ajo.

"Ka shumë variabla që në mënyrë legjitime po rëndojnë mbi njerëzit në vendin tonë," shtoi Harris. "Dhe unë kurrë nuk do t'i mohoj askujt se si ndihen, por e di se ka shumë arsye për të qenë optimist dhe shumë punë të mira që kanë ndodhur që kanë lehtësuar barrën që njerëzit"/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat