SHBA: Restorantin e famshëm shqiptar “Çka ka qëllu”, në Stamford – Connecticut, e vizitojnë yjet e estradës shqiptare

Amerika

SHBA: Restorantin e famshëm shqiptar “Çka ka qëllu”, në Stamford – Connecticut, e vizitojnë yjet e estradës shqiptare

Beqir Sina, New york Nga Beqir Sina, New york Më 3 janar 2022 Në ora: 18:29
Remzie dhe Nexhat Osmani, vizita te Çka Ka Qëllu

Disa, nga këngëtarët e artistët e mirënjohur të skenës shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, dhe diaspora, këtë fundviti dhe mbremjet e vitit të ri, kan viztuar dhe zgjedhur të drekojnë në restorantin famshëm shqiptar, muzeumin e vogël etnografik “Çka ka Qëllu”, të ideatorit dhe pronarit Ramiz Kukaj – lokalin më të ri në qytetin e Stamford të Keniktiket - Connecticut.

Siç dihet Restoranti me muzeumin e vogël etnografik “Çka ka Qëllu”, që ju fton emrin e mikpritjes dhe bujarisë tradicionale shqiptare, një vit më parë u korurëzua nga “The New York Times” me një nga vlerësimet më prestigjoze të kulinarisë, në New York, lokalin ku edhe u çel për her të parë një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkezë.

Duke sjell kënaqësin e këndëshme, të vizitave të këngëtarve dhe aktorve për këtë vit të ri, ideatori dhe pronari Ramiz Kukaj, nuk ka mundur që t’I “shpëtojë” atij tundimit të kënaqësisë dhe vlerësimeve, të këtyre, vizitave, të cilat me fotografit së bashku me nga një citim i ka publikuar në Facebook, dhe Instagramin e llogarisë “Çka ka qëllu”, i ka përgëzuar artistët shqiptar, duke uruar mirëseardhejn :“Në Shtëpinë tonë, Shtëpinë e artit Shqiptar” në Amerikë.

Gazetarja Fëllënza Çitaku nga Kosova, ishte moderatore e ceremonisë së inagurimit të lokalit të ri , “Çka ka qëllu”, në Stamford – Connecticut.

Në faqen zyrtare në FB, “Çka ka qëllu”, shkruan :

“Fëllënza, është një gazetare e madhe por edhe një person mahnitës. Dëshirojmë të falënderojmë Fëllënza Çitakun që erdhi për të mbështetur hapjen tonë madhështore të Çka Ka Qëllu Stamford, mbështjen e saj e kemi pasur gjatë gjithë rrugës tonë, nga Kosova”.

Aktori nga Peja në Amerikë, Shaban Lajçi, zgjodhi në hapjen e madhe “Grand Opening” të daravitete bashkevendasin e tij, pejan, me një “dhurat” suprizë. Ai intrepretoi pak çaste me një veshje folklorike karakteristike e kësaj treve.

Çka Ka Qëllu : “Falenderojmë artistin e madh Shaban Lajçi që na ka mbështetur në këtë rrugëtim për të promovuar kulturën e kuzhinës shqiptare dhe kosovare. Ne në Çka Ka Qëllu jemi të përkushtuar për të shërbyer dhe promovuar kulturën tonë në çdo pjatë dhe përvojë.”

Ndërsa Çka Ka Qëllu ka Faleminderuar aktorin e komunitetit Shaban Lajçi, thotë se “Të kesh mbështetjen e artistëve të tillë të mëdhenj i bën zemrat tona plot gëzim dhe më shumë lëvizje.”

Faleminderit Nikollë Nikprelaj që na vizituat. Ishte kënaqësi që ju kishim në shtëpinë tone, shkruan Çka Ka Qëllu

“Nikollë është një këngëtare shqiptare nga Tuzi, Mali i Zi. Tani është këngëtari kryesor i grupit folklorik shqiptar "Besa Trieshit", i cili ka fituar vendin e parë në koncerte dhe festivale shqiptare në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri.

Është nder të jemi në praninë tuaj. Jeni gjithmonë të mirëpritur!

Çka Ka Qëllu, mbas vizitë së dy këngëtarve të mirënojhur nga Shqipëria , Artiola Toska dhe Sinan Hoxha, shkruan se “patëm kënaqësinë të na vizitojnë diva e muzikës popullore shqiptare Artjola Toska dhe i mrekullueshmi Sinan Hoxha.”

Faleminderit që na përkrahni dhe promovoni muzikën shqiptare dhe kosovare në mbarë botën.

Artjola eshte dekoruar nga presidenti i Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”. Karriera e saj ka nisur në moshë të re, tashmë është një nga artistet më të njohura të Shqipërisë. Me më shumë se 20 vite në koncerte nga Shqipëria, Kosova, Australia dhe e gjithë bota.

Sinan Hoxha ka bërë një revolucion në muzikën Turbo Folk që nga viti 1990. I njohur si një nga artistët më të mirë për këngët e tij të njohura; Alo Alo Ambulanca, Fotografia dhe më shumë se 23 këngë hit.

Faleminderit Artjola dhe Sinan që na vizituan. Jemi krenarë për ju të dy, shkruan Çka Ka Qëllu

Edhe dy yjet e skenës shqiptare nga Kosova, vëlla e motër kan vizituar lokalin e famshëm Çka Ka Qëllu

Faleminderit! Remzie dhe Nexhat Osmani që na vizituat!

“ Familja është prioriteti ynë më i madh dhe kur vizitojmë Çka Ka Qëllun jemi të gjithë një familje e madhe.”

Jemi të bekuar që ju kemi të dy!

Remzie Osmani është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e lindur në Kosovë. Karriera e saj filloi shumë herët, kur ajo ishte vetëm 6 vjeç. Talenti i saj u dallua nga mësuesit e saj. Me 12 albume të publikuara Remzie Osmani është një nga talentet që ka kënduar në mbarë botën. Këngët e saj janë dëgjuar nga miliona njerëz me një performancë energjike që e bën këdo të dashurohet me zërin e saj.

Nexhat Osmani Bilbili i muzikes shqiptare. Karriera e tij ka nisur që në vitin 1993. Me Remzien ata janë vëllai dhe motra, që kanë “pushtuar” shumë koncerte në të cilat ata që kanë qenë, gëzimi e kënaqësia jonë.

Faleminderit Remzie dhe Nexhat që na viztuat dhe na përkrahni.

Çka Ka Qëllu ka qenë gjithmonë shtëpi e njerëzve të mirë, të gjithë shqiptarve në komunitetin tonë, aktivisteve, veprimtarve, biznesmenve, dhe të artistve.

Toni Dovolani është ndoshta një nga të parët që e ka vizituar Çka Ka Qëllu : Ai na vizitoi në ditët e para të hapjes së vendndodhjes sonë të parë në Bronx dhe në drekimin e parë gjatë bisedës sonë ai “mbolli një fare adhurimi të papërshkrueshem për shijen dhe artin e të gaturit tradicional shqiptar duke u bërë thirrje shqiptarve : "Ju duhet të vini në Çka Ka Qëllu, për të gjetur pak shije e aromë vendlindje ".

Tonin , jo vetëme kemi një mbështetës, por edhe një mik të mire, Faleminderit, Toni, shkruan Çka Ka Qëllu.

Ne jemi të gjithë krenarë për ju(Tonny) dhe për të gjitha arritjet tuaja. Të qenit një balerin profesionist në Ballroom është vetëm një nga arritjet e juaja. Suksesi i mahnitshëm në Dancing with the Stars, ku Toni punoi me yje si Melissa Rycroft dhe rrëmbeu vendin e parë, WWE Super Star Stacy Keibler dhe më shumë se 21 sezone. Thjesht i lindur në Prishtinë dhe tani Kampion Botërorë e Vallzimit Ritmik, Kampion i Shteteve të Bashkuara në Open Rhythm, i nominuar për Emmy. Këto janë disa nga arritjet e mahnitshme të Tony.

“ Jemi të bekuar t'ju quajmë miku ynë” Çka Ka Qëllu .

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat