​Një shqiptare në krye të një prej bashkive në Nju Xhersi, Begaj: Moment historik për shqiptarët në SHBA

Amerika

​Një shqiptare në krye të një prej bashkive në Nju Xhersi, Begaj: Moment historik për shqiptarët në SHBA

Më: 5 janar 2024 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Violetta Berisha është kryetarja e parë shqiptare-amerikano e Bashkisë Fairview në Nju Xhersi – SHBA, ka njoftuar shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork Blerim Reka.

Reka, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Violetta Berishës, u shpreh se ajo na bëri krenarë gjithë shqiptarëve.

“Mbrëmë në ceremoninë e betimit solemn të prefektes së Fairvieë, Violetta Berisha, të parës shqiptaro-amerikane në krye të qytezës në historinë e saj 139- vjeçare. Në praninë e guvernatorit të Nju Xhersit, Phil Murphy, kongresistit Bill Pascrell, e zyrtarëve të lartë të këtij shteti amerikan, Violetta na bëri krenarë gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Reka.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka uruar Violetta Berishën, me origjinë nga Puka, duke e cilësuar si një moment historik për shqiptarët në SHBA.

“Urime Violetta Berisha për betimin si kryetare e Bashkisë së Fairview, Nju Xhersi. Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, ka shkruar Begaj në Facebook. /tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat