Ndahet nga jeta Ciceroni Shqiptar i Lasvegasit Pirro Dollani

Amerika

Ndahet nga jeta Ciceroni Shqiptar i Lasvegasit Pirro Dollani

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 10 janar 2024 Në ora: 07:11
Pirro Dollani

Las Vegas NV: Tronditëse për mbarë komunitetin shqiptaro Amerikan…! Ka shkruar poeti Sami Mulaj, nga Nju Xhersi, teksa ai ka dhënë lajmin e kobëshëm se është ndar nga jeta përkthyesi Pirro Dollani, një mik i ngushtë dhe i hershëm i Mulajt.

“Sa trishtim për mue e gjithë miqtë e shokët e tij të shumtë, për familjen e fëmijtë e tij të mrekullueshëm” shkruajti Mulaj, për ndarjen nga jeta të Pirro Dollanit ! 

Ai shkruajti se “Cicëroni shqiptar i Las Vegas, njeriu i madh i letrave shqipe, krijues e muzikant pasionant, mjeshter bashkëkohor i bibliotekës e përkthimit të letërsisë sonë, miku i vërtetë i komunitetit shqiptaro amerikan në Nevada e gjithe Amerikën. Njerëz si Pirro Dollani që shkëlqejnë në jetë nuk harrohen. Gjithmonë do të kujtojmë me nderime, dhimbshuri e respekt vellaj e miku ynë i pa shoq!” thotë Sami Mulaj.

Gëzim Kabashi shkroi se Pirro Dollani, përkthyes i njohur nga gjuha angleze është ndarë dje rreth 19.00 në një spital universitar të Washington DC (USA), ku ishte shtruar prej ditësh.Ai luftoi më shumë se 12 vjet me një sëmundje të rëndë, të cilën e përballoi falë kujdesit mjeksor në SHBA, e mbi të gjitha falë vullnetit dhe këmbënguljes që e karakterizuan gjatë gjithë jetës.

Më tej ai jep një kronologi të shkurtër mai jetën e tij : Pirro Dollani ka filluar si punëtor në disa ndërmarrje të Durrësit.

Pas përfundimit të shkollës së lartë, nisi të japë mësim lëndët e gjuhë-letërsisë në shkollat 8-vjeçare e të mesme të qytetit.U shqua si instrumentist i violinës në orkestrën sinfonike që në vitet 1960, dhe më pas në organizimin e grupeve artistike. Gjatë proçeseve demokratike punoi në seksionin e kulturës në Komitetin Ekzkutiv, e më pas si drejtor në Bibliotekën publike të qytetit. Pas vitit 1994 u zhvendos me familjen në Las Vegas, ku punoi në  në Universitetin e Nevadës. Pirro  Dollani  ka  përkthyer  nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas 12 libra të autorëve të njohur shqiptarë e të huaj. Megjithë shqetësimet serioze të shëndetit, ai vinte thuajse çdo vit në qytetin e tij të lindjes.Durrësi e nderon si një nga intelektualët me kontribute të mëdha për vendin.

Portali i qytetit të tij “Durrësi Lajm” ndër të tera shkroi se : Pasioni për përkthimin si lidhje me Atdheun

Në një intervistë vite më parë Pirro Dollani ka treguar se hyri në botën e përkthimit “kur Katedra, në të cilën studioja më kërkoi të sjell në gjuhën angleze novelën”Ditë Kafenesh” (në anglisht “Coffeehouse Days”) të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare”. 

Ai kujton vitin 2004, kur ky përkthim u publikua në Las Vegas sibotim mjaft luksoz me letër të prodhuar enkas për të, me kopertinë metalike. Për më tepër, të gjitha kopjetjanë me autografin e autorit Ismail Kadare. 

Pirro tregon se Instituti Ndërkombëtar i Letrave në SHBA prodhoi vetëm 125 kopje dhe çmimi për një libër ishte … 780 USD.  

Ismail Kadare flet per botimin special te librit "Coffeehouse Days" te perkthyer nga Pirro Dollani nga Shqipja ne Anglisht. 

"Nje botues amerikan prej kohesh me kishte lajmeruar se po pergatiste nje botim te veçante te "Dite kafenesh" per koleksionistet. . . çmimi teper i shtrenjte prej gati nje mije dollaresh" (Mengjese ne Kafe Rostand)

Që nga viti 2004 kur në Durrës ushtoi për herë të parësirena e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka” Pirro Dollani ka sjellë në Shqipëri disa nga emrat më tënjohur të letrave amerikane si, shkrimtari Hart Wegner icili në 2007 referoi mbi “Yjet e zinj të Paul Celanit”; poetesha 

Claudia Keelan që në Poetekën 2008 mbajtikumtesën “Kujtojmë Wallace Stevens”; apo Tom Sleigh në 2009 që referoi “Surealizmi përballëklasicizmit ose përse bëj vrima te toga ime”. 

Bashkë me organizimin Pirro Dollani ka përkthyeredhe kumtesat e tyre nga anglishtja në shqip.

Një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm ai me Teatrin Kombëtar në vitin 2010, kur Dollani “bëri bashkë” regjisorin dhe aktorin hollivudian Clarence Gilliard dhe aktorin e njohur shqiptar Mirush Kabashi, bashkëregjisorë dhe intepretë kryesorë në dramën “Koleksioni i përhershëm” të Tomas Gibson, përkthyer mjeshtërisht nga durrsaku i mirë.

Nga Arkiva July 7, 2014  · 

Një botim i rrallë:DETAJET E LUKSIT TË “DITË KAFENESH” TË KADARESË NË AMERIKË

10 vjet më parë u botua dhe u shtyp në SHBA, çmimi i një libri:780 dollarë!

Me përkthimin e ish drejtorit të Bibliotekës së Durrësit, Pirro Dollani, i cili tashmë punon pranë Institutit të Filmit në Universitetin e Nevadës dhe një teknologji supermoderne e luks të plotë, është veshur libri më i shtrenjtë i Ismail Kadaresë “Ditë Kafenesh”, i cili fillimisht ka kushtuar 780 dollarë, ndërsa sot kushton 650 dollarë. 

Për herë të parë jepen dhe detaje mbi librin që i përket kolanës më luksoze të këtij lloji në SHBA. Vizatimet, fotomontazhet dhe shkrimi me gërma gazete, është bërë nga kompania Zerkall-Nideggen, e cila, ka përdorur letrën prej druri, e tipit, “photo-polymer plates” nga Peter Koch, me asitencën e Jonathan Gerken. 

“Ditë Kafenesh” është një kompozim i katër tipave të quajtura në këtë teknologji “Renner’s Futura Bold”, ku secili nga të katër tipat në forma të veçanta e bën librin të pashthurrshëm, e kjo falë punës cilësore të Christopher Stinehour. Fotomontazhi nga Shqipëria, është bërë nga Peter Koch, i cili, ka bërë edhe ilustrimin e librit të Kadaresë. Bojrat e mbulesave (tabakëve) të librit i ka bërë John DeMerritt. Pjesët më dekorative në kompozimin e librit, janë të galvanizuara me bojë çeliku “steel clam-shell box” dhe janë bërë nga kompania “G. and L. Manufacturing”, e cila ka bërë edhe shtypjen e librit. 

Libri “Ditë Kafenesh” është padyshim një nga më të veçantët në këtë teknologji dhe renditet ndër librat e rrallë, pasi edhe nga vlera, ka një çmim të padëgjuar ndjonjëherë për novelën e një autori shqiptar, apo i huaj qoftë. Vetëm 125 kopje të librit janë hedhur në treg përmes kolanës luksoze amerikane. Instituti amerikan “Black Mountain”, thotë se ka zgjedhur librat më të shtrenjtë në botë dhe i ofron për shitje vetëm me porosi nëpërmjet komunikimit të faqes së internetit në adresën “Wessel and Lieberman Booksellers”. 

Ky institut ka zgjedhur 8 librat e botuar me një teknologji të veçantë. Ndonëse 130 dollarë amerikanë më pak se më parë, libri i Kadaresë vazhdon të jetë ndër librat më të shtrenjtë ku futen dhe tetë shkrimtarë të tjerë me veprat e tyre si: “Trying to Save Piggy Sneed”, John Irving (650 USD), “The Firebird's Nest”, Salman Rushdie (650 USD), “The Gatekeeper”, Joyce Carol Oates (600 USD), “Who’s Afraid of the Tasmanian Wolf?” Kenzaburo Oe ($600), “Samarkand and Other Markets I Have Known” Wole Soyinka (650 USD), “Spirit of the River”, Russell Banks (550 USD), “Five Poems by Toni Morrison”, Toni Morrison (650 USD). 

Por le të rikthehemi te luksi i librit të shkrimtarit të madh shqiptar. Lidhja e librit me dorë, shtypja e tij në letër të prodhuar veçanërisht për këtë libër dhe kopertina metalike, bëjnë që çmimi të jetë i lartë. 

Për më tepër, të gjitha kopjet e “Coffeehouse days” (Ditë kafenesh) mbajnë autografin e autorit. Novela e Kadaresë shoqërohet edhe me një esse të studiuesit të mirënjohur amerikan prof. Bob Shuman. Ky i fundit e quan Kadarenë si një desident të shquar të realizimit socialist. Në qendër të novelës së Ismail Kadaresë janë dy të rinj që kërkojnë një dorëshkrim të humbur të Andon Zako Cajupit. 

Përpjekjet e tyre për t’a gjetur dorëshkrimin mbështillen me mjegullën e dyshimeve dhe të mjedisit politik të kohës në fundin e viteve ‘50-të. Novela u ndalua të botohet në kohën kur u shkrua. Ajo u publikua vetem në gazetë në vitin 1962. 

Më vonë, novela u bë pjesë e romanit “Qyteti pa Reklama”. Kadare e ka shkruar “Ditë Kafenesh” në moshën 19-vjeçare, kur ishte student në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorky” në Moskë. Kadare dhe nobelisti Salman Rushdie janë dy autorët më të rinj që i janë shtuar listës së edicioneve “Rainmaker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat