Nëna dhe dy djemtë do të varrosen të premten në Worcester

Amerika

Nëna dhe dy djemtë do të varrosen të premten në Worcester

Nga: Beqir Sina Më: 10 janar 2024 Në ora: 21:17
Ornella, Gabriel dhe Liam Morgan

Mbas homazheve të mbajtur për familjen Morgan, javën e kaluar, nesër të enjten(11 janar) në mbrëmje në West Nyack, do të mbahet funerali për t’i dhanë lamtumirën e fundit famijes Morgan, për tragjedinë e ndodhur në familjen shqiptare në Nju Jork

Clarkstown NY : Natën e së mërkurës, 3 janar, më shumë se 1300 persona pjestar nga një komunitet i tronditur dhe i pikëlluar i kontesë Clarkstown NY, u mblodh në Germonds Park, për të nderuar kujtimin e Ornella, Gabriel dhe Liam Morgan me një vigjilje(homazhi) përkujtimor, me qirinj dhe vendosjen e luleve pranë fotografive të viktimave të 30 dhjetorit 2024. Ky homazh ishte i organizuar nga miqtë e familjes, Morgan në bashkëpunim me aktivistët të komunitetit, zyrtarë të zgjedhur dhe drejtues lokal, mbahet për të lutur dhe treguar respektin e tyre për Morganët, nga qytetarët njujorkez.

Të enjten, 11 janar, në Kishën e Shën Françeskut të Asizit, (128 Parrott Road në West Nyack) nga ora 4-7 pasdite mbahet Mesha e dritës dhe salikimi, prej ku mbas Meshës, të premten, më 12 janar, Nëna (Ornela), dhe dy djemtë e saj, Gabrieli e Liami, do të përcillen për në varrezat “Hope” në Worcester, Massachusetts, në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë, (535 Salisbury St).

Ornela Morgan 43 vjeç dhe dy djemtë e saj Gabrieli 12 vjeç dhe Liam 10 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në New City në orët e para të paradites së 30 dhjetorit, simbas policisë të një vrasjeje-vetëvrasjeje të dukshme nga dora e babait Watson Morgan, bërë nga një rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville.

Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit Amerikan ka nisur me hetimet

Policia thotë se vrasjet brenda familjes ndodhën dy javë më parë, ku dorazi vet 49-vjeçari Watson Morgan, një oficer policie i Clarkstown( NYPD-së), mbasi vrau me armë zjarri(revolen e shërbimit) bashkëshorten e tij me origjinë shqiptare, Ornela Morgan - Rora, 43 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur, përkatësisht 10 dhe 12 vjeç, qëlloi ndaj vetes së tij, thonë hetimet e prekurorisë së NY.



Ngjarja e rëndë, simbas hetimeve të gjeritanishme u zbulua nga policia afër mesdrekës të së premtes(30 dhjetor 2023), kur policia shkoi në shtëpinë e familjes Morgan në qytezën New City, një qytez periferike e New York City-t, pasi 49-vjeçari rreshter i NYPD-së nuk u paraqit atë natë në turnin e tij të mbrëmjes.




Mbas vrasjes së katërfishtë, në një poster me fotografit e familjer Morgan, u vendos nga qytetarët në oborrin e shtëpisë, ku qytetarët pothuajse çdo ditë me lule në duar, fotografi dhe qirinj të ndezur, kanë bashkuar lutjet e tyre për babanë, nënën dhe dy të vegjlit e saj që u vranë për arsye ende të paqarta nga kryefamiljari, Watson Morgan.




Ornela, Gabriel, Liam u kujtuan nga shqiptarët e Amerikës

Ornela Morgan ishte një mësuese teknologjie dhe koordinatore e teknologjisë në One World Middle School në Edenwald në Bronx, ndërsa djali i madh Gabe(Gabriel) ishte në klasën e shtatë në shkollën e mesme Felix Festa. Liami 10 vjeç ishte në klasën e pestë në Laurel Plains Elementary.

Enkolana Çekaj Mundija - një mësuese shqiptare (nga Shkodra) që ka punuar prej se kur ajo erdhi në One World Middle School në Edenwald në Bronx me Ornela Morgan - Rora, foli posaqërisht për televizionin tonë

Nga njohja e parë çfarë kujton? Si shqiptare u njohëm shpejt dhe u miqësuam shumë me njëra tjetrën tregonë Enkolana 

“Unë dhe Ornela u gravituam me njëri-tjetrin sapo mësuam se ishim të dy emigrantë shqiptarë amerikanë. Ajo shpesh kalonte pranë klasës sime për t'u kontrolluar dhe për të parë se si po ia kaloj si mësuese e vitit të parë. Unë shkosha shpesh te klasa e saj, i bëja pyetje dhe i kërkoja ndihmë. Marrëdhënjet profesionale u shndërrua shpejt në një miqësi -familjare siç e kemi zakon ne shqiptarët, pasi ne ftuam njëri-tjetrin për festa kungimi, ruzaret, dasma, baby shower, etj.

Kur erdhi në punë në shkollën tuaj?

Ajo erdhi në 2014; Ornela ishte mësuese teknologjie. Ndërsa më pati dëftyer se kishte lindur në Korçë. Dhe, se erdhi në SHBA në moshën 17-vjeçare dhe jetoi me një teze në Massachusetts ndërsa ndoqi shkollën e mesme, ajo vazhdoi fitoi një diplomë bachelor nga Kolegji Shtetëror i Salem; dhe më vonë një master i shkencës në arsimin me nevoja të veçanta nga Kolegji Shtetëror i Salem dhe një diplomë e dytë master nga Instituti i Teknologjisë në Nju Jork.

A kishe vrejtur ndonjë “ndryshim” në paraqitjen e saj prej se kur e njohe për her të parë dhe deri te kjo e fundit e jetës së saj?

Jo kurrë! Ornela ishte po ajo që kam njohur qysh ditën e parë, gjithmonë e ëmbël, e buzëqeshur, një super nënë e përkushtuar çdo ditë me familjen dhe fëmijët e saj. Ornela nuk i ka munguar kurrë dy fëmijëve të saj në çdo performancë në korin e shkollës, aktivitetet në shkollë, lojën e futbollit, basketbollit, pjesëmarrjen e tyre me skautët, së bashku me bashkëshortin Waston ata kishin hobi udhëtimet e shumta që planifikonte gjatë pushimeve të shkollës. Ajo ishte gjithmonë e lumtur.

Si shqiptare, dhe mësuese së bashku në One World Middle School në Edenwald në Bronx, çfarë u lidhte më shumë?

Ornela kishte shumë dashuri për kulturën tonë! Ajo ishte gjithmonë e interesuar të dinte se kur ishte pikniku shqiptar apo parada shqiptare, në Nju Jork. Ajo i merrte djemtë e saj në çdo fesivale kulturore shqiptar që mbahej në Massachusetts. Ajo më kërkoi një herë artefakte shqiptare për ekspozitën e të djalit të saj per ditën kulturore në shkollën e tij. Ajo më tregonte se në Nju Jork, kohët e fundit kishte takuar miq shqiptare të saj, me të cilët ajo kontaktoi vazhdimisht Ajo gëzohej gjithmonë kur mësonte se një tjetër fëmijë dhe një familje shqiptare i ishin bashkuar shkollës së fëmijëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat