Gabriel Morgan dhe Liam Morgan, përfaqësuan Shqipërinë, me flamurin shqiptar në festivalin ndërkombëtar të Skuters

Amerika

Gabriel Morgan dhe Liam Morgan, përfaqësuan Shqipërinë, me flamurin shqiptar në festivalin ndërkombëtar të Skuters

Nga: Beqir Sina Më: 14 janar 2024 Në ora: 07:00
Gabriel Morgan dhe Liam Morgan

15 Nëntor 2019 ka qenë ky një prezantim i shqiptarzimit, i dy fëmijve  Gbriel(Gabe) Morgan dhe Liam Morgan, të Ornela Rori - Morgan nga Korça, e martuar në SHBA, me rreshterin amerikan Watson Morgan, të cilët kan marrë pjesë duke përfaqësuar Shqipërinë, me flamurin dhe duke bërë simbolin e Shqiponjës me dy pëllëmbat e duarve, në një festival ndërkombëtar të Skuters.

Për çka Ornela, katër vjet më parë kishte postuar në faqen e saj të fesbukut fotografitë nga festivali ndërkombëtar "Boy Scouts International Festival " i mbajtur në nëntor 2019, me pjesmarrjen e dy fëmijve të saj Gbriel(Gabe) Morgan dhe Liam Morgan, të vrarë (30 dhjetor 2023), së bashku me nënën e tyre Ornelën, nga bashkëshorti dhe babai i dy fëmijve Waston Morgan.

Orenela i ka dërguar këtë mesazh një koleges së saj shqiptare, në shkollën ku ato jepnin mësin dhe që ajo ka qenë pjesëmarrëse në atë festival ku Ornela ka shkruar : 

"Çfarë nate e mrekullueshme ndërkombëtare me skautët! Ne përfaqësonim Shqipërinë!  Një falenderim i veçantë për Enkolana Çekaj Mundija që ndau me ne disa pjësë të jetës së saj në Shqipëri, dhe të të kulturës e trashgmnisë shqiptare!"

Të premten, më 12 janar, Nëna (Ornela), dhe dy djemtë e saj, Gabrieli e Liami, nga qindra pjesëmarrës u përcollën për në varrezat “Hope” në Worcester, Massachusetts, në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë- Uster.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat