Vjehrri i PS, vajza e SH.B-së, dhëndri i PD

Amerika

Vjehrri i PS, vajza e SH.B-së, dhëndri i PD

Nga: Sonila Kola Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Na ishte një herë një vjehërr (një baba) një vajzë dhe një dhëndër, Të tre figura të njohura të politikës dhe diplomacisë shqiptare. Vjehrri pasi kishte kryer studimet e larta në universitetin e Tiranës ishte specializuar në një shkollë dy vjeçare për diplomaci pranë Ministrisë së Jashtme. Kohë kur ministër qe Reis Malile. Si i ri si fillim, kish punuar si diplomat më pas siç deklaroi në një studio televizive, shkallë - shkallë pas eksperiencës arriti gradën ambasador. Si i tillë kish punuar 12 vite në vendet e Amerikës Latine, Meksikë, Kubë, Panama, Costa Rica, Havana deri në Brazil...Konsull në Bari, Këshlltar diplomatik në Presidencën Shqiptare. Jashtë i kishin lindur edhe dy vajzat. 

Njëra prej tyre i ka hyrë politikës, së fundi ishte edhe në SHBA për fushatën e partisë së re. I shoqi saj i angazhuar në PD e foltores. Ndërkohë që i ati apo vjehrri i dhëndrit ka deklaruar se është i majtë e simpatizant i PS dhe, kishte shërbyer në diplomaci në kohën e komunizmit, gjatë qeverisë Nano Konsull në Bari dhe në qeverinë demokratike si Këshilltar në Presidencë. Pra gjithë jetën diplomat, konsull e ambasador jashtë vendit. Sa më sipër është ok. Jemi në pluralizëm dhe është e drejtë e çdo kujt të punojë apo aderojë në partinë që dëshëron. Paçka se kur të afrohet momenti i zgjedhjeve dhe elektorarti do të jetë pak konfuz se për kë do të votojë në këtë familje, partinë e vjehrrit, vajzës apo partinë e dhëndrit!

Pa i mohuar diplomat, meritat dhe të mirat që mund t'i ketë sjellë vendit diplomati në fjalë, por mesa dimë të pazëvëndësueshëm nuk ka. Dhe të arsimuar e poliglot Shqipëria ka patur edhe në diktaturë, por u vranë, u burgosën, internuan cilindo që nuk përplaste shuplakat e nuk bënte propagandën, politikën e diplomacinë e Enver Hoxhës. 

Kjo është edhe një nga arsyet se pse nuk kishte vend në diplomacinë shqiptare për fëmijët e ish të persekutuarve politikë se do të emëroheshin përsëri njerëzit e nomenklaturës së kuqe në poste të rëndësishme. U fol ato kohë se ish të internuarit politikë dhe fëmijët e ish të burgosurve politikë ishin pa arsimin përkatës, por mos të harrojmë se kishte edhe nga ata (dikur të rinj) që kishin arritur të përfundonin studimet me rezultate të larta por punuan internimeve, fshatrave. Disa u detyruan të arratiseshin si kundërshtarë të regjimit, të cilët kishin përfunduar studimet jashtë apo kishin përvetësuar gjuhët e huaja nëpër burgjet komuniste nga ish të burgosurit politikë - pedagogë, shkencëtarë, filozofë, klerikë shqiptarë e të huaj. Kishte edhe kuadro që i degdisën zonave të thella të vendit, ish studentë të shkëlqyer, vetëm e vetëm se pas përfundimit të shkollimit të tyre "rastiste" t'i përjashtonin nga partia njërin prind apo t'i burgosnin babain për agjitacion - propagandë kundër pushtetit popullor. Jetuan vite nëpër kasolle derrash me dërrasa, çfarë frynte jashtë - hynte brentda sepse ishin fëmijë të armiqve të popullit. 

Mos të harrojmë se edhe në vitin 1997 ka pasur largime nga puna. një pjesë e kontigjentit të vogël ish të persekutuarve politikë që ishin punësuar në administratën shtetërore u larguan nga puna nga partia socialiste. Siç ka ndodhur që edhe gra ish të persekutuara politike - kryefamiljare me fëmijë janë nxjerrë në rrugë pa asnjë të ardhur atë kohë nga puna.... Nuk u morën përsëri në punë as nga PS as kur erdhi përsëri PD në pushtet. Përse këto kuadro nuk u ftuan nga PD-ja për t'u emëruar diplomatë, ambasadorë apo këshilltarë në presidencë apo dikastere të tjera të vendit? Apo duhet të presim përsëri që nëpër ambasada, institucione vendore, parti të vijë një vjehërr tjetër (një baba) një vajzë apo një dhëndër që të duket se Shqipëria po bëhet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat