Zbulimi, si e njohin Skënderbeun në SHBA! Flet studiuesi Halit Daci!

Amerika

Zbulimi, si e njohin Skënderbeun në SHBA! Flet studiuesi Halit Daci!

Më: 18 janar 2024 Në ora: 06:18
Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Emisioni Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV iu kushtua  figurës së Skënderbeut, në 556-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar. Halit Daci nga SHBA, një studiues që i ka kushtuar kohë në studimet e tij figurës së Skënderbeut, tregoi se si heroi ynë kombëtar, është i njohur në mbarë botën jo vetëm për cilësitë e tij si një luftëtar i jashtëzakonshëm, por edhe një karakter që ka ngjallur mjaft interes për publikun, skenën, poetët dhe piktorët.

“Studimin për Skënderbeun e kam nisur në vitin 2007 kur studioja letërsinë anglezë. Madje edhe mbrojtjen e masterit në The City University of Neë York, e kam bërë me temën për Skënderbeun. Pasi e përfundova e botova në vitin 2009 në Shqipëri, por në gjuhën angleze. Ka një numër të konsiderueshëm të veprave letrare për Skënderbeun në gjuhën italiane, spanjolle, portugeze dhe gjermane. Librat e mi, janë vetëm për letërsinë angleze dhe janë botuar në SHBA dhe Britani.

Kjo është një dramë që është shkruar në vitin 1896 nga një autor i njohur në SHBA, William Eaton. Ka qenë një gazetar në Çikago dhe biznemsen. Librin e ka adoptuar bazuar në një novelë të autorit britanik Benjamin Disraeli që quhet The Rise of Iskander. Kjo dramë ka marrë vetëm një incident nga ky libër.

Pas një viti përgatitjesh kjo dramë është vënë në skenë nga dramaturgu aktori tragjik Frederick Warde. Gjatë kësaj kohe, në karrierën e tij teatrale ka bërë mjaft drama shekspiriane në skenë, dhe mes tyre edhe drama romantike.

Kjo është një nga damat që është thuajse e panjohur për publikun shqiptar, por edhe për lexuesit dhe studiuesit. Kjo dramë është luajtur në 8 shtete të SHBA.

Për herë të parë është shfaqur në 14 tetor 1897 dhe është luajtur për 3 muaj deri më 15 janar 1898. Ka patur një jehohë të madhe historia e Skënderbeut në SHBA sepse Skënderbeu nuk ka qenë vetëm një hero dhe luftëtar i famshëm, por edhe një karakter mjaft i dashur për publikun, skenën , poetët dhe piktorët. Ka qenë një dramë shumë suksesshme. E mirëpritur mjaft mirë nga publiku.
Po kështu një film për Skënderbeun një prodhim shqiptaro-rus, është shfaqur në Amerikë për rreth 12 vjet në shumë shtete.

Shumë nga dramat që janë vënë në skenë, janë në arkiva, pra janë të vdekura. Ndaj për ta bërë historinë e Skënderbeut më të njohur, duhet bërë më shumë. Kjo u është lënë në dorë studiuesve që e bëjnë personalisht, por puna nuk është e organizuar”, u shpreh zoti Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat