Imamët nga Amerika, homazhe te varri i Skënderbeut në Lezhë

Amerika

Imamët nga Amerika, homazhe te varri i Skënderbeut në Lezhë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 18 janar 2024 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Delegacioni i parë pas shëmbjes së komunizmit në Shqipëri, i drejtuar nga udhëheqësit e njohur fetarë, kryetar Imam Vehbi Ismali, nga Detroiti, Imam Isa Hoxha, nga Nju Jorku, dhe Imam Lami, nga Çikago, si dhe tregon kjo fotografi nga të paktat që kan mbetur, në Maj 1991- vizitoi edhe Varrin e Skëndërbeut në Lezhë, duke i bërë me këtë rast edhe një homazh Heroit tonë Kombëtar, shkruante gazeta “Atdheu” .

Ngjarja është riprodhuar nga kujtimet e veprimtarve të komunitetit, (të ndjerit Musli Mulosmani), të cilët për herë të parë vizitojnë Shqipërinë post-komuniste Muosmani ka qenë në atë vizitë si dhe shihet në foto me recorder në dorë në rolin e reporterit, për gazetën “Atdheu”

Fotografia në fjalë sot është nga ato që quhen të rrallat, mbasi ajo tregon edhe faktin sesi te Memoriali i Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut, në qytetin e Lezhës, ciceronia e asaj kohe, u foli imamëve nga Shtetet e Bashkuara mbi rëndësinë e figurës së Heroit tonë kombëtar, në bashkimin kombëtar, para varrit të Skënderbeut në Kalanë e Lezhës, ku gjendet edhe Memoriali kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu.

Sipas asaj që shkruan gazeta Atdheu(Maj 1991) ky ishte edhe delegacioni i parë i udhëheqësve muslimanë shqiptarë, nga diaspora, të cilët ishin arratisur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës,që vizitonte Shqipërinë, dhe vizitën e tyre e nisën nga Lezha, siç dihet Shqipëria e komunizmit ishte ajo që e ndaloi fenë dhe shpalli me kushtetutë Shqipërinë, si vendin e të pafe – ateist, duke i shkatërruar kishat e xhamitë, e duke i burgosur dhe i pushkatuar klerikët fetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat